By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Liderët e rajonit mblidhen sot në Ohër, Siljanovska-Davkova nikoqire e takimit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Liderët e rajonit mblidhen sot në Ohër, Siljanovska-Davkova nikoqire e takimit!
Maqedoni

Liderët e rajonit mblidhen sot në Ohër, Siljanovska-Davkova nikoqire e takimit!

admin
Last updated: 28/11/2026 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Ohër do të jetë nikoqire e takimit të liderëve të Procesit Bërdo-Brioni, bashkëorganizatorë të të cilit janë presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq. Në takimin rajonal do të marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesja dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Darijana Filipoviq, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Sipas agjendës, takimi do të mbahet menjëherë pas pritjes zyrtare të liderëve dhe pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë.

Pas përfundimit të takimit është paraparë një konferencë e përbashkët për media e presidentes Siljanovska-Davkova me presidenten Pirc-Musar dhe presidentin Millanoviq.

Procesi Bërdo-Brioni është një iniciativë rajonale e themeluar në vitin 2013 nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.

Përveç Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Kroacisë, pjesë e këtij procesi janë edhe Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Gjatë qëndrimit në Ohër, Siljanovska-Davkova do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryesuesen dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Cvijanoviq, Beqiroviq dhe Filipoviq, me presidenten e Kosovës, Shiroka-Pula, si dhe me ushtruesin e detyrës së presidentit të Serbisë, Çupiq.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht
Next Article Trump kërkon afrimin me demokratët pas humbjeve elektorale të republikanëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?