By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump kërkon afrimin me demokratët pas humbjeve elektorale të republikanëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump kërkon afrimin me demokratët pas humbjeve elektorale të republikanëve
Bota

Trump kërkon afrimin me demokratët pas humbjeve elektorale të republikanëve

admin
Last updated: 28/11/2026 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar se është i hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike, pasi republikanët pësuan humbje në zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara në fillim të këtij muaji.

“Kam ndjesinë se do të përfundojmë duke pasur një marrëdhënie dypartiake me demokratët, ku mund të trajtojmë shumë çështje të ndryshme, përfshirë kujdesin shëndetësor dhe shumë të tjera, dhe t’i çojmë përpara”, deklaroi  presidenti Trump gjatë një bisede telefonike me pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

Presidenti zhvilloi telefonatën nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, në Florida, me rastin e Ditës së Falënderimeve, një prej festave më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, presidenti Trump theksoi se si president zotëron kompetenca të fuqishme për të vënë veton ndaj vendimeve legjislative. Duke iu referuar dy viteve të mbetura të mandatit të tij të dytë, ai deklaroi se vetoja është një instrument i fuqishëm, por shtoi se “nuk kishte ndërmend të vinte veto për gjithçka gjatë dy viteve të ardhshme”.

Deklaratat për bashkëpunim me demokratët vijnë rreth dy javë pasi Abdul El-Sayed, senator i zgjedhur nga shteti i Miçiganit, i kërkoi presidentit Trump të mbështeste vendosjen e një sistemi universal të kujdesit shëndetësor. Në rrjetin social X u publikuan edhe modele të një karte të ngjashme me kartën e sigurimit shëndetësor, të quajtur “TrumpCare”, me shkronja ngjyrë ari.

Gazeta “New York Post “raportoi së fundmi se Trump kishte shprehur gatishmërinë për t’u takuar me El-Sayed, duke e cilësuar atë si “një djalë të zgjuar”.

El-Sayed fitoi një vend në zgjedhjet e fillimit të nëntorit dhe pritet të marrë detyrën si senator i Miçiganit në janar. Ndër kërkesat e tij kryesore është krijimi i një sistemi universal të kujdesit shëndetësor të financuar nga fondet publike, i njohur si “Medicare for All”, (ndhmë shëndetësore për të gjithe).

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liderët e rajonit mblidhen sot në Ohër, Siljanovska-Davkova nikoqire e takimit!
Next Article LSDM: Prokuroria ende hesht për rastin e Alta Bankës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?