By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë diezel, një i vdekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë diezel, një i vdekur
Bota

Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë diezel, një i vdekur

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE
Ibiza, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Një anije që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë diezel është fundosur në brigjet e ishullit Ibiza, në Spanjë. Si pasojë e aksidentit, një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën, ndërsa 16 të tjerët kanë arritur të mbijetojnë, sipas “Euronews”

Anija, e identifikuar me emrin “Med Emre”, u fundos rreth 25–30 milje detare në veri të ishullit. Sipas autoriteteve të Ishujve Balearë,  anija kishte pësuar një çarje në trupin e saj, e cila përfundimisht shkaktoi fundosjen.

Pas marrjes së alarmit, shërbimet spanjolle të shpëtimit detar ndërhynë me mjete detare dhe ajrore, me mbështetjen edhe të disa anijeve që ndodheshin në zonë. Nga 17 anëtarët e ekuipazhit të shpëtuar, gjashtë u transportuan në aeroportin e Ibizës, ndërsa një tjetër u dërgua drejtpërdrejt në spitalin Can Misses, ku më vonë u shpall i vdekur.

Shqetësimi kryesor i autoriteteve tashmë lidhet me pasojat e mundshme mjedisore, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që transportonte anija. Drejtori i Përgjithshëm për Emergjencat dhe Punët e Brendshme i qeverisë së Ishujve Balearë, Pablo Garriz, deklaroi se po monitorohen me kujdes pasojat që mund të ketë aksidenti në mjedisin detar.

Në përgjigje të rrezikut të mundshëm të derdhjes së karburantit në det, autoritetet aktivizuan në nivelin e dytë Planin Kombëtar për Ndotjen Detare. Ndërkohë, qeveria rajonale e Ishujve Balearë aktivizoi në nivelin zero Planin Territorial të Mbrojtjes Civile (PLATERBAL).

Autoritetet po vijojnë monitorimin e zonës për të vlerësuar nëse fundosja e anijes do të shkaktojë ndotje detare dhe çfarë masash të tjera do të nevojiten për të kufizuar dëmet e mundshme mjedisore.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!
Next Article Moska hedh poshtë akuzat për vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?