By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeopolitike për sigurinë e Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeopolitike për sigurinë e Evropës
Shqipëri

Begaj: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeopolitike për sigurinë e Evropës

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Argument – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Brdo-Brijun-it në Ohër, Republika e Maqedonisë së Veriut, me mikpritëse Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe bashkëdrejtues të procesit Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor si domosdoshmëri gjeopolitike, forcimi i sigurisë, bashkëpunimi rajonal dhe krijimi i perspektivave të zhvillimit për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë, ishin në qendër të diskutimeve të samitit.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi se, në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike dhe të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, zgjerimi i Bashkimit Evropian përbën pjesë të përgjigjes së Evropës ndaj këtyre sfidave.

“Ballkani Perëndimor nuk mund të shihet i shkëputur nga siguria e përgjithshme evropiane. Një Evropë më e sigurt kërkon një rajon të ankoruar fort në institucionet dhe vlerat evropiane. Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të forcojë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe aftësinë e Evropës për të vepruar”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit tërhoqi vëmendjen ndaj kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike, dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, si dhe ndaj nacionalizmit ekstrem, revizionizmit historik dhe glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte, të cilat cenojnë besimin, pengojnë pajtimin dhe dobësojnë themelet e së ardhmes së përbashkët evropiane të rajonit.

Presidenti Begaj ritheksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten një prioritet themelor i politikës së jashtme të Shqipërisë, të udhëhequra nga respektimi i së drejtës ndërkombëtare, qëndrueshmëria në veprime dhe parashikueshmëria në angazhime.

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë forum për të shprehur edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë për  përshpejtim të proceseve integruese të Republikës së Kosovës si vend Kandidat në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti Begaj ambicien e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

Ai nënvizoi angazhimin e vendit për vijimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, institucioneve demokratike dhe garantimin e të drejtave themelore, përfshirë ato të pakicave.

Presidenti Begaj theksoi se procesi i anëtarësimit, përveçse i bazuar në meritë dhe rezultate, duhet të mbetet i besueshëm, duke garantuar që përmbushja e angazhimeve nga vendet kandidate të reflektohet në përparimin e tyre drejt anëtarësimit.

Kreu i Shtetit vlerësoi rëndësinë e Procesit të Berlinit, Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes së BE-së për ngushtimin e hendekut të zhvillimit ekonomik ndërmjet rajonit dhe Bashkimit Evropian, forcimin e ndërlidhjes infrastrukturore dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët dhe bizneset.

“Bashkëpunimi rajonal nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por një nga mënyrat për t’u përgatitur për të”, theksoi Presidenti Begaj.

Në përfundim të samitit, liderët miratuan Deklaratën e Përbashkët të Ohrit, përmes së cilës riafirmuan mbështetjen e plotë për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar zgjerimin e BE-së një domosdoshmëri gjithnjë e më të madhe gjeopolitike.

Deklarata thekson, gjithashtu, se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të trajtohen si vende të treta, por si pjesë përbërëse e rrjeteve infrastrukturore, integrimit ekonomik dhe zhvillimit të ardhshëm të Evropës.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Shkolla “Ismail Qemali” në Çair nderoi 28 Nëntorin dhe Ditën e Shkollës
Next Article ESHS: Më pak lindje e më shumë vdekje në Maqedoni, rritet lehtë numri i martesave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?