By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Shkolla “Ismail Qemali” në Çair nderoi 28 Nëntorin dhe Ditën e Shkollës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Shkolla “Ismail Qemali” në Çair nderoi 28 Nëntorin dhe Ditën e Shkollës
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Shkolla “Ismail Qemali” në Çair nderoi 28 Nëntorin dhe Ditën e Shkollës

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë në manifestimin e organizuar në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, ku u shënua njëkohësisht 28 Nëntori, Dita e Flamurit, dhe Dita e Shkollës.

Mexhiti theksoi se emri i Ismail Qemalit është i pandashëm nga historia e 28 Nëntorit, duke kujtuar rolin e tij si njeriu që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Sipas tij, kremtimi i dyfishtë në shkollën që mban emrin e një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare i dha një dimension të veçantë festës, duke bashkuar simbolikën e ditës kombëtare me krenarinë për institucionin arsimor.

“Pa emrin e Ismail Qemalit, historia e 28 Nëntorit nuk mund të tregohet. Njeriu që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 1912, sot nderohet edhe përmes emrit që mban një nga shkollat e Çairit”, theksoi Mexhiti.

Ai vlerësoi përkushtimin e drejtorisë, mësimdhënësve dhe nxënësve në organizimin e manifestimit, duke nënvizuar se aktivitete të tilla kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës, traditës dhe vlerave shqiptare te brezat e rinj.

Mexhiti shprehu mirënjohje të veçantë për drejtoreshën Teuta Imeri, stafin arsimor dhe nxënësit për angazhimin e treguar, ndërsa shkollës “Ismail Qemali” i uroi Ditën e Shkollës.

“Uroj që kjo shkollë të vazhdojë të jetë vatër e dijes, edukimit dhe kultivimit të vlerave tona kombëtare”, tha Mexhiti.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spahiu: Rishikojmë ligjin dhe digjitalizojmë shërbimin e urgjencës, rritje pagash për mjekët roje në 2027
Next Article Begaj: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeopolitike për sigurinë e Evropës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?