By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ESHS: Më pak lindje e më shumë vdekje në Maqedoni, rritet lehtë numri i martesave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ESHS: Më pak lindje e më shumë vdekje në Maqedoni, rritet lehtë numri i martesave
Maqedoni

ESHS: Më pak lindje e më shumë vdekje në Maqedoni, rritet lehtë numri i martesave

admin
Last updated: 28/11/2026 15:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup,, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Numri i të porsalindurve në Maqedoni vazhdon të bjerë, ndërsa rritja natyrore mbetet negative. Në tremujorin e tretë të vitit 2026, në vend kanë lindur 4.160 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 4.807 persona, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i lindjeve të gjalla u ul me 4.8 përqind, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 0.1 përqind.

“Rritja natyrore është ende negative, gjegjësisht numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve me 647”, tregojnë të dhënat statistikore.

Nga gjithsej 4.807 vdekje në periudhën korrik-shtator të këtij viti, 19 ishin foshnje.

Në ndryshim nga rënia e shkallës së lindjeve, statistikat tregojnë një rritje të lehtë të numrit të martesave. Në tremujorin e tretë të këtij viti, u lidhën 3.524 martesa, që është një rritje prej 0.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në të njëjtën periudhë tremujore, u regjistruan edhe 397 divorce.

Të dhënat më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se rritja negative natyrore mbetet një sfidë demografike për Maqedoninë, me numrin e vdekjeve që ende tejkalon numrin e të porsalindurve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeopolitike për sigurinë e Evropës
Next Article Demo takon drejtoreshën e EUDA-s, synohet forcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm për drogat e reja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?