By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina: Luftërat tarifore dhe tregtare nuk u shërbejnë interesave të asnjërës palë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kina: Luftërat tarifore dhe tregtare nuk u shërbejnë interesave të asnjërës palë
BotaKina

Kina: Luftërat tarifore dhe tregtare nuk u shërbejnë interesave të asnjërës palë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 27 nëntor, Argument – Komuniteti i biznesit kinez ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj propozimit të ShBA-së për rritjen e tarifave doganore pas një hetimi sipas nenit 301, duke i kërkuar Uashingtonit të tërheqë këto masa, njoftoi të premten Këshilli Kinez për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT).

Të premten, Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së ShBA-së (USTR) publikoi rezultatet e hetimit sipas nenit 301 mbi të ashtuquajturin “mbikapacitet strukturor” në industrinë prodhuese, duke propozuar vendosjen e tarifave shtesë ndaj importeve nga 14 ekonomi, përfshirë Kinën.

Në përgjigje të këtij njoftimi, një zëdhënës i CCPIT u shpreh se pretendimi për “mbikapacitetin” është i pabazuar, duke shtuar se komuniteti i biznesit kinez kundërshton përdorimin e tij nga ShBA-ja si pretekst për të ndërhyrë në marrëdhëniet normale ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA.

Zëdhënësi theksoi se vlerësimi i ofertës dhe kërkesës në një industri, duhet të marrë parasysh faktorë të shumtë, përfshirë kërkesën e tregut global, përparimin teknologjik dhe ciklet e investimeve. Ndërkohë, suficiti tregtar ndikohet nga një sërë faktorësh, si ndarja ndërkombëtare e punës, kërkesa e tregut dhe kushtet makroekonomike dhe nuk mund të shërbejë në vetvete si provë e mbikapacitetit strukturor.

“Luftërat tarifore dhe tregtare nuk u shërbejnë interesave të asnjërës palë”, tha zëdhënësi, duke paralajmëruar se rritja e gjerë e tarifave doganore do të shtonte kostot e furnizimit për ndërmarrjet amerikane në hallkat e mëtejshme të zinxhirit industrial, do të rëndonte barrën mbi konsumatorët dhe do të shkaktonte çrregullime në zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit.

Komuniteti i biznesit kinez i bëri thirrje ShBA-së të tërheqë masat tarifore të propozuara dhe të zgjidhë çështjet përkatëse përmes konsultimeve me Kinën, mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe pozitiv të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një sulm kibernetik godet departamentin e Punës dhe Pensioneve
Next Article Ministri Ferati priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Sivagnanam

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?