By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Ferati priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Sivagnanam
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Ferati priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Sivagnanam
Maqedoni

Ministri Ferati priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Sivagnanam

admin
Last updated: 28/11/2026 15:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z. Agon Ferati zhvilloi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Sivagnanam, me të cilën diskutoi për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit, përfshirjes së të gjitha bashkësive në proceset e rëndësishme në vend, si dhe ndërtimit të kohezionit shoqëror dhe politik.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe shkëmbimin e përvojave në përballimin e sfidave bashkëkohore.

Ministri Ferati e njoftoi ambasadoren për ecurinë e hartimit të Strategjisë së re për Ndërkulturalizëm dhe Kohezion Shoqëror, e cila po zhvillohet si proces gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, mediave, komunitetit akademik dhe aktorëve të tjerë relevantë në vend, me mbështetjen e OSBE-së.

Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu rëndësinë e fuqizimit të rolit të të rinjve dhe rritjes së pjesëmarrjes së tyre në proceset shoqërore dhe institucionale. U vlerësua se krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe në parandalimin e emigrimit, krahas nevojës për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të bashkësive etnike, si dhe realizimit të qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me partnerët e saj tradicionalë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të sigurisë, gjithë-përfshirjes dhe të kohezionit shoqëror.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina: Luftërat tarifore dhe tregtare nuk u shërbejnë interesave të asnjërës palë
Next Article Detaje nga grabitja në mes të ditës e argjendarisë në Kumanovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?