By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Ohër fillon takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Ohër fillon takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni
MaqedoniTOP LAJM

Në Ohër fillon takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni

admin
Last updated: 28/11/2026 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, priti në Ohër presidentët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brijuni, raporton Anadolu.

Përveç Siljanovska-Davkovës si pritëse e takimit, si bashkëorganizatorë marrin pjesë presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në takim marrin pjesë gjithashtu presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryesuesja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq si dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq dhe Darijana Filipoviq, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Në përfundim të takimit, presidentja Siljanovska-Davkova dhe presidentët Pirc Musar dhe Milanoviq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Procesi Bërdo-Brijuni u nis për herë të parë me takimin e mbajtur në vitin 2013 në Bërdo, afër Kranjit, me iniciativë të përbashkët të presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Qëllimi kryesor i këtij procesi është integrimi i tërësishëm i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian (BE), stabilizimi i gjendjes në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brijuni takohen të paktën njëherë në vit.

Takimi i sivjetshëm, i cili duhej të mbahej në maj, u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve midis Serbisë dhe Kroacisë, ndërsa më pas organizimi i tij iu besua Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”
Next Article Gërvalla bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Elena Gjika” për dhunën në familje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?