By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës e forcon bashkëpunimin në fushën e farmacisë dhe i pasuron laboratorët me pajisje moderne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës e forcon bashkëpunimin në fushën e farmacisë dhe i pasuron laboratorët me pajisje moderne
Maqedoni

Universiteti i Tetovës e forcon bashkëpunimin në fushën e farmacisë dhe i pasuron laboratorët me pajisje moderne

admin
Last updated: 28/11/2026 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Universiteti i Tetovës, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi për veprimtarinë shkencore dhe profesionale në fushën e farmacisë me Institucionin Privat Shëndetësor (IPSH) “Moja Apteka” dhe IPSH “Zegin Farm” nga Shkupi, të përfaqësuara nga drejtoresha Viktorija Mehandzhiska.
Këto marrëveshje synojnë të krijojnë një kornizë të përbashkët për avancimin e aktiviteteve edukative, kërkimore dhe aplikative, duke e lidhur më ngushtë komunitetin akademik me atë profesional dhe të biznesit. Bashkëpunimi parashikon gjithashtu krijimin e një mjedisi të përbashkët veprimi ndërmjet komunitetit të biznesit dhe atij akademik, me qëllim zhvillimin e programeve studimore më konkurruese në tregun e punës, organizimin dhe realizimin e projekteve aplikative, aktiviteteve konsultative, si dhe shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit dhe përvojave. Po ashtu, marrëveshjet përfshijnë mbështetje profesionale, shkencore dhe teknike për përgatitjen e analizave sipas nevojave të palëve, si dhe organizimin dhe pjesëmarrjen në trajnime, takime shkencore e profesionale, konferenca, simpoziume dhe forma të tjera edukative.

Përveç nënshkrimit të këtyre memorandumeve, Universiteti i Tetovës ka pranuar edhe një donacion nga Fondacioni “Dr. Verica Mehandzhiska” nga Shkupi, i përfaqësuar nga Viktorija Mehandzhiska. Donacioni përfshin pajisjen laboratorike spektrofotometër UV-Vis Shimadzu UV1900i.
Kjo pajisje do të jetë në shërbim të studentëve të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore për zbatimin praktik të lëndëve në programin e Farmacisë, duke u mundësuar atyre kushte bashkëkohore për punë praktike dhe aplikative. Në këtë veprimtari të rëndësishme për Universitetin e Tetovës, të pranishëm ishin, Sekretari i përgjithshëm, z. Adem Beadini, Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Salajdin Salihu, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, Prof. Dr. Florim Idrizi, përgjegjësi i Zyrës për Financa dhe Kontabilitet, Doc. Dr. Imbërjah Tairi, profesoresha nga Fakulteti i
Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Arijeta Shabani, si dhe sekretarja e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, znj. Hatixhe Bajrami.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkup: 55-vjeçari rrihet rëndë nga një i njohur, denoncon sulmin pas dy muajsh
Next Article Tetë persona arrestohen për drejtim të automjeteve pa patentë ose nën ndikim alkooli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?