By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni i Venecias, në ditën e fundit të vizitës takon deputetët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni i Venecias, në ditën e fundit të vizitës takon deputetët
Maqedoni

Komisioni i Venecias, në ditën e fundit të vizitës takon deputetët

admin
Last updated: 28/11/2026 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Raportuesit e Komisionit të Venecias kanë takuar deputetët e pushtetit dhe opozitës në Kuvend, për të diskutuar rreth propozim-ligjit që mundëson dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në ditën e dytë të vizitës së tyre në Shkup, delegacioni zhvilloi takime të ndara me koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe Lëvizjes “E di”, si dhe me ata të LSDM-së, BDI-së dhe së Majtës.

Raportuesit u takuan edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Konsultimet gjatë pasdites do të vazhdojnë me institucionet përgjegjëse për zbatimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, si dhe Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Odës së Avokatëve dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.

Një ditë më parë, raportuesit e Komisionit të Venecias dëgjuan edhe qëndrimet e studentëve dhe përfaqësuesve të fakulteteve juridike në vend, me të cilët patën takim në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, si dhe ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Vizita dyditore zhvillohet në kuadër të përgatitjes së opinionit urgjent të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga Qeveria për propozim-ligjin që parasheh për herë të parë mundësinë e dhënies së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe për mijëra studentë që ndjekin studimet juridike në gjuhën shqipe.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulm kibernetik ndaj AFP: Platforma AFP Forum në pezulë
Next Article Qeveria miraton numrin e unifikuar të emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë Shqipërinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?