By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çupiq: Me liderët e rajonit, pjesëmarrës në Procesin Brdo-Brioni, vendosëm një cilësi të re komunikimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çupiq: Me liderët e rajonit, pjesëmarrës në Procesin Brdo-Brioni, vendosëm një cilësi të re komunikimi
Maqedoni

Çupiq: Me liderët e rajonit, pjesëmarrës në Procesin Brdo-Brioni, vendosëm një cilësi të re komunikimi

admin
Last updated: 28/11/2026 15:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 27 nëntor, Argument – Presidenti në detyrë i Serbisë, Aleksandar Çupiq, pas takimit bilateral me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, tha se diskutuan edhe për përfshirjen e të rinjve në proceset politike. Sipas tij, kjo është e rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe për të krijuar kushte që të rinjtë të qëndrojnë në vendet e tyre.

“Presidentja e Maqedonisë së Veriut vjen nga bota akademike. Patëm disa tema personale dhe simpati të përbashkëta për të rinjtë dhe për përfshirjen e tyre në proceset politike. Kjo duhet të shërbejë si një lloj ilaçi për rajonin, nëse duam që ai t’i mbajë të rinjtë dhe të mbijetojë, duke bërë që ata të qëndrojnë këtu, së bashku me ne”, tha Çupiq.

Çupiq u përmbajt nga komentimi i marrëdhënieve dhe çështjeve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por vlerësoi se Procesi Brdo-Brioni është një shembull i bashkëpunimit rajonal dhe i mundësisë që vendet anëtare të BE-së t’i ndajnë përvojat e tyre me shtetet që synojnë anëtarësimin.

Për marrëdhëniet me Bullgarinë, ai tha:

“Procesi Brdo-Brioni është shembull se si shtetet që tashmë janë pjesë e Bashkimit Evropian mund të ndërmarrin iniciativa dhe të na ofrojnë përvojat e tyre neve që jemi në rrugën drejt BE-së. Nuk jam plotësisht i informuar për këtë çështje, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova bëri disa komente, por do të përmbahesha nga komentimi i marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Mendoj se ndoshta edhe Bullgarisë i takon të jetë këtu dhe të ndihmojë, duke qenë se është tashmë anëtare e BE-së. Të gjithë jemi pjesë e të njëjtit rajon.”

Çupiq vlerësoi se takimet dypalëshe me përfaqësuesit e rajonit, përfshirë Zhelka Cvijanoviqin, Jakov Milatoviqin dhe Gordana Siljanovska-Davkovën, u zhvilluan në frymë miqësore dhe sollën një cilësi të re komunikimi.

Ai theksoi se ky ishte samiti i tij i parë ndërkombëtar dhe se përvoja i kishte lënë mbresa, por njëkohësisht i kishte kujtuar edhe mundësitë që Serbia mund t’i ketë humbur në bashkëpunimin rajonal.

Sipas tij, marrëdhëniet e mira me fqinjët janë të rëndësishme edhe në jetën e përditshme, ndërsa këtë qëndrim ia kishte shprehur edhe presidentes së Maqedonisë së Veriut.

Çupiq shtoi se vlerësimin përfundimtar të takimit do ta bëjë koha, ndërsa përvojat dhe përshtypjet e tij do t’ia përcjellë presidentit të ardhshëm të zgjedhur të Serbisë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë
Next Article Nju Jork, Parada e Ditës së Falënderimeve shtyhet për herë të parë në 100 vjet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?