By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulm i armatosur në Peru, grabitet automjeti që transportonte bizhuteri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sulm i armatosur në Peru, grabitet automjeti që transportonte bizhuteri
Bota

Sulm i armatosur në Peru, grabitet automjeti që transportonte bizhuteri

admin
Last updated: 28/11/2026 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lima, 27 nëntor, Argument – Një grabitje e armatosur, e organizuar në formën e një prite, ka tronditur mëngjesin e së premtes qytetin e Callaos në Peru. Një grup prej të paktën shtatë personash të armatosur ka sulmuar një automjet të blinduar në lëvizje, duke qëlluar me armë zjarri dhe duke marrë disa valixhe me bizhuteri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 të 27 nëntorit, në rrugën Santa Rosa, në zonën e Costa Verde, në distriktin La Perla, pranë kryeqytetit Lima.

Pamjet e filmuara nga një banor i zonës tregojnë momentin kur disa automjete bllokojnë rrugën dhe rrethojnë një Jeep të zi. Prej automjeteve zbresin persona të armatosur, të cilët hapin zjarr ndaj makinës së blinduar dhe tentojnë të thyejnë xhamat me mjete të forta.

Sulmuesit arrijnë të hapin dyert e automjetit, nxjerrin personat që ndodheshin brenda dhe marrin disa valixhe e çanta. Më pas largohen me automjetet me të cilat kishin organizuar pritën.

Sipas mediave peruane, gjatë sulmit u qëllua më shumë se 20 herë ndaj automjetit. Dy persona, një burrë dhe një grua, mbetën të plagosur nga armët e zjarrit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i Policisë së Callaos, Olger Benavides, konfirmoi se bëhej fjalë për një grabitje bizhuterish. Sipas raportimeve të RPP, dy personat e plagosur janë shtetas indianë dhe po transportonin bizhuteri në drejtim të aeroportit ndërkombëtar Jorge Chávez.

Policia ka gjetur në vendngjarje gëzhoja plumbash dhe disa telefona celularë, të cilët dyshohet se janë hedhur nga autorët drejt greminës gjatë largimit. Pajisjet do t’i nënshtrohen ekspertizës për të zbuluar komunikimet dhe identitetin e personave të përfshirë.

Hetuesit dyshojnë se viktimat ishin ndjekur përpara sulmit dhe se grabitja ishte planifikuar paraprakisht. Autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë dhe automjetet e përdorura për të identifikuar autorët.

Deri tani nuk është bërë publik identiteti i plotë i personave që organizuan sulmin dhe as vlera e saktë e bizhuterive të grabitura.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nju Jork, Parada e Ditës së Falënderimeve shtyhet për herë të parë në 100 vjet
Next Article Rasti i dhunës ndaj Sarës në Ohër, i akuzuari shmang përballjen me viktimën, shtyhet gjykimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?