By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lopët e konfiskuara në Kriva Pallankë do të vendosen në burgjet e Idrizovës dhe Prilepit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lopët e konfiskuara në Kriva Pallankë do të vendosen në burgjet e Idrizovës dhe Prilepit
Maqedoni

Lopët e konfiskuara në Kriva Pallankë do të vendosen në burgjet e Idrizovës dhe Prilepit

admin
Last updated: 28/11/2026 15:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kriva Pallankë, 27 nëntor, Argument – Bagëtitë e konfiskuara në territorin e Komunës së Kriva Pallankës, në fazën fillestare, do të vendosen në institucionet ndëshkuese-korrektuese të Idrizovës dhe Prilepit. Kjo parashihet në planin aksional për largimin e bagëtive në Kriva Pallankë, i miratuar në seancën e fundit të Qeverisë.

Zbatimi operacional i planit ka nisur sot, ndërsa në mbledhjen e Shtabit Koordinues janë përcaktuar aktivitetet konkrete dhe detyrimet e institucioneve të përfshira në këtë proces.

“Me vendosjen e këtij mekanizmi të koordinimit institucional, krijojmë parakushtet operative për tejkalimin sistematik dhe të përhershëm të problemit me të cilin përballen banorët e Kriva Pallankës. Prioritet është mbrojtja e qytetarëve, pronës së tyre dhe prodhimit bujqësor, përmes zbatimit efikas të zgjidhjeve ligjore, duke respektuar njëkohësisht standardet për mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve. Është thelbësore që çdo institucion të realizojë me përgjegjësi dhe efikasitet pjesën e tij të obligimeve të marra”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski.

Si hap i radhës është paraparë evidentimi i lokacioneve ku ndodhen bagëtitë, me qëllim përcaktimin e numrit të tyre, përhapjes dhe qasjes në terren.

Në fazën fillestare është paraparë që kafshët t’u dorëzohen institucioneve ndëshkuese-korrektuese të Idrizovës dhe Prilepit. Gjithashtu, është shqyrtuar mundësia që gjatë procesit, në përputhje me dispozitat ligjore, një pjesë e bagëtive t’u jepet shoqatave të blegtorëve dhe blegtorëve të rinj.

Në zbatimin e Planit Aksional për trajtimin e problemit me bagëtitë në Kriva Pallankë janë përfshirë shtatë institucione shtetërore, përkatësisht dy ministri, dy agjenci, një drejtori, një qendër dhe një byro.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe Byronë për Vlerësim.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar
Next Article “Lëvizja një” promovohet si subjekt i ri politik, Besim Hoda: Vetëm njëshi ju jep vlerë shqiptarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?