By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Lëvizja një” promovohet si subjekt i ri politik, Besim Hoda: Vetëm njëshi ju jep vlerë shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Lëvizja një” promovohet si subjekt i ri politik, Besim Hoda: Vetëm njëshi ju jep vlerë shqiptarëve
Maqedoni

“Lëvizja një” promovohet si subjekt i ri politik, Besim Hoda: Vetëm njëshi ju jep vlerë shqiptarëve

admin
Last updated: 28/11/2026 15:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Në Maqedoninë e Veriut është promovuar një subjekt i ri politik shqiptar, “Lëvizja Një”, i udhëhequr nga Besim Hoda. Në fjalimin e tij, Hoda përdori simbolikën e numrit një dhe zerove për të theksuar rëndësinë e bashkimit dhe përfshirjes së shqiptarëve, duke thënë se vetëm së bashku mund të arrijnë më shumë.

“Pas njëshit mund të ketë shumë zero, por vetëm njëshi u jep vlerë zerove, sepse pa njëshin, të gjitha zerot janë zero. Prandaj, edhe ne këtu, pa ju, pa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe pa shqiptarët në përgjithësi, do të ishim një pa asnjë zero prapa. Ndërsa me ju, nga njëshi do të bëhemi dhjetë, njëqind mijë, pse jo shtatëqind mijë, e pse jo edhe shtatë milionë”, deklaroi Hoda.

Në platformën e prezantuar gjatë promovimit të subjektit të ri politik shqiptar “Lëvizja Një”, theksohen disa fusha kryesore të veprimit, duke nisur nga zbatimi i plotë dhe i detyrueshëm i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet dhe në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja angazhohet për barazi reale të qytetarëve, përfaqësim të drejtë, institucione të pavarura dhe funksionale, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdorimit të pronës publike.

Në aspektin ekonomik, platforma parasheh zhvillim të barabartë rajonal, decentralizim fiskal, mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe hapje të vendeve të reja të punës. Në arsim, kërkohet modernizim dhe përshtatje me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, ndërsa parashihet edhe harmonizim i programeve të caktuara mësimore me Shqipërinë dhe Kosovën.

Pjesë e prioriteteve janë edhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, krijimi i kushteve për të frenuar migrimin, mbrojtja e identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore, si dhe përfshirja më e madhe e mërgatës në zhvillimin ekonomik të vendit. Lëvizja deklaron se synon edhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lopët e konfiskuara në Kriva Pallankë do të vendosen në burgjet e Idrizovës dhe Prilepit
Next Article Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?