By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kujdes/ Kurthi i WhatsApp-it me prona, skema e dyshimtë që po përhapet në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kujdes/ Kurthi i WhatsApp-it me prona, skema e dyshimtë që po përhapet në Shkup
Maqedoni

Kujdes/ Kurthi i WhatsApp-it me prona, skema e dyshimtë që po përhapet në Shkup

admin
Last updated: 28/11/2026 15:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Një skemë e dyshuar mashtrimi, e cila nis përmes reklamave të sponsorizuara në rrjetet sociale, po rrezikon qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Persona që prezantohen si 99blerës të interesuar për prona të paluajtshme, pasi krijojnë kontakt me qytetarët në rrjete sociale, madje edhe në WhatsApp, u propozojnë atyre këmbimin e kriptovalutave me para të gatshme, shkruan gazeta KOHA. Si funksionon mashtrimi? Fillimisht, në rrjetet sociale publikohen reklama të paguara, përmes të cilave kërkohen prona për blerje në Shkup. Qytetarëve u bëhet thirrje të kontaktojnë përmes WhatsApp-it, madje duke u premtuar edhe shpërblime për ndërmjetësimin në gjetjen e pronave.

Pasi qytetarët kontaktojnë numrin e publikuar, personi në anën tjetër, i cili në rastet e dëshmuara prezantohet si shtetas kinez, komunikon në mënyrë miqësore dhe krijon përshtypjen e një investitori serioz.

Megjithatë, përveç interesimit për blerjen e pronave, ai shpreh interesim edhe për këmbimin e kriptovalutave, kryesisht USDT, me euro ose denarë në para të gatshme, duke ofruar peovizion për personin që kryen këmbimin.

Sipas dëshmive, këmbimi i parë në të shumtën e rasteve realizohet me sukses. Personi dërgon kriptovalutat në llogarinë elektronike të qytetarit, ndërsa një person tjetër paraqitet fizikisht për të marrë paratë e gatshme.

Pas krijimit të besimit, qytetarit i premtohen këmbime të vazhdueshme me shuma shumë më të mëdha.

Në njërin prej rasteve, qytetarit i janë propozuar këmbime fillestare prej 10.000 eurosh, me premtimin se në të ardhmen do të ketë nevojë të këmbejë deri në 200.000 USDT çdo javë.

Provizionet që mund të përfitohen nga këto shuma e bëjnë ofertën edhe më tërheqëse.

Megjithatë, pjesa më shqetësuese e kësaj skeme ndodh gjatë transaksioneve të mëvonshme. Personi që komunikon përmes WhatsApp-it dërgon një ndërmjetës për të marrë paratë e gatshme, por paraprakisht i kërkon këmbyesit që të mos i tregojë atij se bëhet fjalë për këmbimin e kriptovalutave, me arsyetimin se kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet e tyre të biznesit.

Në momentin e takimit, ndërmjetësi kërkon paratë, ndërsa qytetari pret transferimin e kriptovalutave. Por transferimi nuk realizohet. Personi që ka organizuar takimin ndërpret komunikimin, largohet nga grupet e përbashkëta dhe nuk përgjigjet më. Kur qytetari refuzon të dorëzojë paratë, ndërmjetësi pretendon se është dërguar për të marrë një borxh që i detyrohet.

Kështu, dy persona që mund të mos kenë asnjë qëllim të keq, përfundojnë përballë njëri-tjetrit, secili me një marrëveshje krejtësisht të ndryshme, ndërsa personi që ka organizuar gjithçka – zhduket.

“Qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj reklamave të tilla, ofertave për këmbimin e kriptovalutave nga persona të panjohur dhe premtimeve për fitime të mëdha përmes komisioneve. Fakti që një reklamë është e sponsorizuar, që një profil është i verifikuar apo që transaksioni i parë është realizuar me sukses, nuk garanton besueshmërinë e personit me të cilin po komunikojnë”, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila është e njoftuar me mashtrime të këtilla dhe po ndjek pista të shumta se nga vijnë mashtruesit.

Qytetarët që kanë hasur në raste të ngjashme, rhotë policia, këshillohen të ruajnë bisedat, numrat e telefonit, dëshmitë e transaksioneve dhe materialet e tjera, si dhe t’i raportojnë rastet pranë organeve kompetente.

“Identiteti i vërtetë i personave që qëndrojnë pas kësaj skeme dhe përmasat e saj mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet”, thonë në MPB.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi
Next Article Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?