Shkup, 28 nëntor, Argument – VLEN përcjell urimet më të përzemërta për 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë si dhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë.
Ky moment është një nga datat që dëshmon forcën e sakrificës dhe qëndresës së popullit shqiptar.
VLEN vlerëson bashkëpunimin strategjik dhe të vazhdueshëm me Tiranën zyrtare dhe angazhohet për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare, zhvillimin ekonomik dhe përparimin institucional.
Në këtë ditë të shënuar, le të na bashkojë historia, të na frymëzojë flamuri dhe të na udhëheq përgjegjësia për një të ardhme më të mirë.
Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë kombi shqiptar! Rroftë flamuri kuqezi!

