Bruksel, 28 nëntor, Argument – Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Në mesazhin e publikuar, NATO e ka cilësuar Shqipërinë si aleate të saj, duke shprehur urimet me rastin e festës kombëtare.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë, Ditën e saj Kombëtare!”, thuhet në postimin e NATO-s.
Postimi është shoqëruar me fotografi të pjesëtarëve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, duke i dhënë një dimension simbolik urimit për 28 Nëntorin.
Shqipëria shënon këtë vit 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912.

