By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Na bashkoftë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Na bashkoftë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin
Maqedoni

Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Na bashkoftë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin

admin
Last updated: 28/11/2026 15:19
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 28 nëntor, Argument – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një mesazh urimi, Kasami ka kujtuar sakrificat e brezave që kontribuuan për lirinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, flamurit dhe identitetit kombëtar shqiptar.

“Ka data që nuk shkruhen vetëm në histori, por jetojnë përgjithmonë në zemrën e një kombi. I tillë është 28 Nëntori ynë!”, ka shkruar Kasami.

Ai ka theksuar se kjo ditë është një moment për të nderuar të kaluarën, por edhe për të marrë përgjegjësi për të ardhmen.

“Sot përulemi me respekt para brezave që sakrifikuan për lirinë, ndërsa me krenari e përgjegjësi vazhdojmë rrugën e tyre, për t’u lënë fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur”, thuhet në urimin e tij.

Kasami ka përcjellë gjithashtu mesazhin e bashkimit kombëtar, pavarësisht kufijve shtetërorë që ndajnë shqiptarët.

“Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin tonë, pavarësisht kufijve që na ndajnë”, ka përfunduar ai, duke uruar: “Gëzuar 28 Nëntorin!”.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas 14 vitesh lidhje e me dy fëmijë, Valdrina i thotë PO propozimit për martesë nga Valdeti në BBVK
Next Article 28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?