By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot
Maqedoni

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

admin
Last updated: 28/11/2026 15:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 28 nëntor, Argument – Në ditën e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, kanë nisur punimet për rikonstruimin e objektit të shkollës fillore periferike “Braqa Ribar”, në fshatin Sopot të Kumanovës.

Kjo nismë është ndërmarrë falë angazhimit të Lëvizjes “Te Berza” nga Kërçova, e cila ka vendosur të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e kësaj shkolle.

Gjendja e rëndë infrastrukturore e objektit shkollor, ku nxënësit zhvillonin procesin edukativo-arsimor në kushte tejet të vështira, pa kushtet elementare për mësim, ka qenë arsyeja kryesore që ka nxitur këtë lëvizje të ndërmarrë një hap konkret për rikonstruimin e shkollës.

“Jemi krenarë për këtë fshat dhe kjo është minimumi se çka mundemi ne, duke pasur parasysh historinë e këtij vendi, duke pasur parasysh vuajtjen e këtij vendi, siç e thashë edhe më herët, se përgjegjës ndoshta jemi shumë pak për të kaluarën, por përgjegjësinë më të madhe e kemi për të ardhmen e fëmijëve tanë. Edhe këto fëmijë janë, kanë nevojë për të pasur një arsim cilësor, për të ëndërruar dhe për të realizuar ato ëndrra dhe ne duhet të gjithë së bashku, shqiptarët që jemi, të angazhohemi dhe të japim një kontribut. Kjo për Sopotin është shumë pak, jemi të vetëdijshëm se nuk është diçka e madhe, por sadopak që këto kushte për fëmijët tanë të jenë të mundësuar që të kenë mbarën arsimin cilësor.”, theksoi mes tjerash, Shkodran Alili nga Lëvizja “Te Berza” – Kërçovë.

“Unë e falënderoj përzemërsisht Shkodranin, edhe ekipin e tij, për ndihmën që na e kanë ofruar për shkollën, se shkolla me të vërtetë nuk ka pasur kushte për msim. Kushtet janë të mjerueshme, po në të ardhmen fëmijët, fëmijët e Sopotit do të shohin pak kushte më ndryshe se si më parë.”, u shpreh, Shaban Limani.

Sipas donatorëve dhe kompanisë që po realizon punimet, projekti pritet të përfundojë brenda një afati rekord prej vetëm 10 ditësh. Kjo nismë përbën një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve arsimore dhe një shembull të solidaritetit e përgjegjësisë shoqërore, duke dëshmuar se angazhimi konkret mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e komunitetit.

Nisja e punimeve pikërisht më 28 Nëntor i jep kësaj nisme edhe një simbolikë të veçantë, duke e shënuar Ditën e Flamurit me një vepër konkrete në shërbim të arsimit dhe të gjeneratave të reja.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Na bashkoftë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital
Next Article Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?