By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

admin
Last updated: 28/11/2026 15:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 nëntor, Argument – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability Management Deal of the Year” për vitin 2026, për menaxhimin e suksesshëm të borxhit publik përmes emetimit të euroobligacionit të dhjetë dhe riblerjes së parakohshme të një pjese të euroobligacionit ekzistues, me çka është realizuar një kursim buxhetor prej 3,2 milionë eurosh.

Çmimi u dorëzua në kuadër të ngjarjes rajonale “Global Banking & Markets: CEE, Central Asia & Türkiye 2026” dhe paraqet një vlerësim ndërkombëtar për cilësinë e transaksionit, kushtet e favorshme të financimit dhe qasjen strategjike të Ministrisë së Financave në menaxhimin e portofolit të borxhit.

Ministria e Financave në janar të vitit 2026 realizoi me sukses emetimin e euroobligacionit të dhjetë. Në proces morën pjesë mbi 150 investitorë globalë, ndër të cilët fonde pensionale lidere, kompani të njohura të sigurimeve dhe investitorë të tjerë institucionalë nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

“Ky vlerësim është konfirmim i qasjes së përgjegjshme dhe strategjike në menaxhimin e borxhit publik. Në kushte të pasigurisë së shtuar globale makroekonomike dhe gjeopolitike, siguruam norma jashtëzakonisht të favorshme të interesit, shpërndarje më të njëtrajtshme të afateve të maturimit dhe ulje të rreziqeve të rifinancimit. Veçanërisht e rëndësishme është se, përmes strukturimit të kujdesshëm të transaksionit, siguruam një kursim konkret buxhetor prej 3,2 milionë eurosh. Interesi i madh i investitorëve ndërkombëtarë është një konfirmim shtesë i besimit në politikat ekonomike që po zbatojmë”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Çmimet “Global Banking & Markets” janë themeluar në vitin 2014 dhe ndahen në bazë të vlerësimit të madhësisë, strukturës, afateve, kushteve të financimit dhe cilësisë së realizimit të transaksioneve financiare në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Kasami uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Na bashkoftë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Next Article Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina
Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?