By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Liderët e BE-së sigurojnë dy miliardë euro për Ballkanin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Liderët e BE-së sigurojnë dy miliardë euro për Ballkanin
Maqedoni

Liderët e BE-së sigurojnë dy miliardë euro për Ballkanin

admin
Last updated: 01/02/2024 18:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 1 shkurt – Suksesi i Samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillua të enjten në Bruksel, ku u miratua vendimi për ndihmë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, është i rëndësishëm edhe për asistencën për zhvillim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e kanë thënë disa liderë të BE-së pas përfundimit të samitit në Bruksel, duke folur për rebalancin e kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2021-2027.

Liderët e BE-së të enjten miratuan vendimin unanim, duke siguruar edhe pajtimin e Hungarisë që për disa muaj e mbajti të bllokuar vendimin, për të cilin nevojitet pajtim unanim i të gjitha vendeve anëtare. Me këtë vendim ndahen gjithsej 65 miliardë euro për të plotësuar buxhetin e BE-së për katër vjetët e ardhshëm.

Nga këto, 50 miliardë euro do të jenë ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, afër 10 miliardë do të jenë për menaxhimin e migracionit ilegal. Por 2 miliardë do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto do të përfshihen në planin e BE-së për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë plan e kishte prezantuar më herët Komisioni Evropian, por mjetet për të nuk ishin siguruar deri më tash.

Tash duhet edhe pajtimi i Parlamentit Evropian në mënyrë që BE-ja të mund të nisë dhënien e asistencës financiarë për rritje ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka përmendur paketën e përgjithshme prej 6 miliardë eurosh. Por, nga to, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë do të tërhiqen në formën e kredive të favorshme për të cilat garancitë do t’i japë Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i këtyre mjeteve nga vendet e rajonit do të jetë i kushtëzuar me sundimin e ligjit.

Ndërsa, për Kosovën dhe Serbinë do të ketë edhe kushtëzime specifike që kanë të bëjnë me përparimin në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Faturat për energjinë elektrike, 30 qytetarë kanë dorëzuar ankesa
Next Article E rëndë në Stamboll, një person i armatosur merr peng 7 punonjës të një fabrike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?