By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Parlamentin Evropian do të mbahet akademi përkujtimore për ish-presidentin Rugova
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Parlamentin Evropian do të mbahet akademi përkujtimore për ish-presidentin Rugova
Maqedoni

Në Parlamentin Evropian do të mbahet akademi përkujtimore për ish-presidentin Rugova

admin
Last updated: 05/02/2024 16:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Parlamentin Evropian në Strasbourg sot do të mbahet akademia përkujtimore ndërkombëtare për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ne nderim te 80 vjetorit të lindjes dhe 18 vjetorit të vdekjes së tij.

Në komunikatën e lëshuar për media nga këshilli organizativ thuhet se “kjo ngjarje shënon përkujtimin e parë ndërkombëtar në kupolën e demokracisë evropiane, pra në ambiente të Parlamentit Evropian. Dr. Rugova, si themeluesi i Republikës së Kosovës, u nderua me Çmimin Sakharov në vitin 1998 nga Parlamenti Evropian. Vizioni i tij për shtetin e Kosovës mbetet rruga më e sigurt e zhvillimit tonë si republika më e re e Evropës”.

Në këtë akademi ndërkombëtare përkujtimore do të marrin pjesë personalitete të shquara ndërkombëtare si dhe dhjetëra euro-deputetë.

Me një fjalë rasti të pranishmëve do t’iu drejtohet Eurodeputeti Lukal Mandl, njëherësh nikoqir kryesor i kësaj ngjarje, bashkë edhe me Raportuesën për Kosovën Viola Von Cramon, si dhe Shefin e Grupin për Ballkanin Perëndimor, Franz Romero.

Po ashtu, një fjalim rreth figurës së Dr. Rugovës do e paraqes Don Lush Gjergji, kurse me fjalimet e tyre Akademinë do e nderojnë edhe ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesic, ish-Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ruecker, si dhe ish-Eurodeputetja Doris Pack.

Një fjalë përshëndetëse do ta ketë edhe ish-Kryeministri i Kosovës në kohën e Presidentit Rugova, Ramush Haradinaj, si dhe Dr. Ekrem Hyseni nga LDK”.

“Të nderojmë personalitetin e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Rugova, është të nderojmë vizionin mbi të cilin u ndërtua shteti i Kosovës. Presidenti Rugova dhe vizioni i tij shtetndërtues, i mbështjellur me vlerat euroatlantike, dhe me thelb miqësinë unike dhe permanente me SHBA-të, mbeten rruga e vetme për zhvillim të mëtutjeshëm të Kosovës,” ka thënë Dr. Bislimi, bashkëkryesues i Këshillit Organizativ të kësaj Akademie në Parlamentin Evropian.

“Neve jemi më shumë se krenar sot. Kjo është një ditë historike për një ngjarje historike, në një vend historik, për një figure historike të shqiptarëve,” ka shtuar ai.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Barcelona i vendos çmimin përfundimtar Ansu Fatit
Next Article Nuk e harron as të dashurin – Dua Lipa shihet me Callum Turner në pas-ndejën e Grammy Awards

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?