By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mitreski: Zgjedhjet presidenciale do t’i shpall më 14 shkurt, të njëjtën ditë planifikoj edhe ato parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mitreski: Zgjedhjet presidenciale do t’i shpall më 14 shkurt, të njëjtën ditë planifikoj edhe ato parlamentare
Maqedoni

Mitreski: Zgjedhjet presidenciale do t’i shpall më 14 shkurt, të njëjtën ditë planifikoj edhe ato parlamentare

admin
Last updated: 05/02/2024 21:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 janar – Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski sonte bëri të ditur se zgjedhjet presidenciale do t’i shpall më 14 shkurt. Tha se planifikon që të njëjtën ditë t’i shpall edhe zgjedhjet parlamentare.

“Sa i takon pyetjes suaj për shpalljen, në Kushtetutë thuhet nga 70 deri në 90 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve që do të thotë se 24 prilli është raundi i parë për zgjedhjet presidenciale duke u kthyer nga 70 në 90 ditë, në fakt kjo i vjen diku nga mesi i shkurtit. Kam bërë konsultime edhe me KSHZ-në në kuptim për të numëruar ditët se çfarë do të thotë kjo. Sot kam një konkluzion përfundimtar se zgjedhjet presidenciale do t’i shpall më 14 shkurt dhe plani është që të njëjtën ditë t’i shpall edhe zgjedhjet parlamentare”, tha sonte Mitreski në intervistën për “360 gradë” në RTVM 1.

Mitreski thekson se Kuvendi do të funksiononte deri në fund të marsit ose në fillim të prillit.

“Pra, këtu bëhet fjalë për respektimin e Kushtetutës dhe afateve kushtetuese të parapara për mbajtjen e zgjedhjeve, sepse bëhet fjalë për zgjedhje të rregullta parlamentare që ndodhin për herë të parë pas 16 vitesh. Ka një konfuzion sa i përket funksionimit të Kuvendit, sepse kur mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, parlamenti shpërndahet me vendim të votuar nga deputetët dhe në këtë rast Kuvendi punon deri në fund të mandatit. Nëse e marrim atë praktikë për punën e Kuvendit deri para fillimit të fushatës, atëherë Kuvendi do të funksiononte diku deri në fund të marsit ose në ditët e para të prillit”, tha Mitreski.

Në pyetjen nëse Kuvendi duhet të kufizojë punën e tij vetëm në intervenime lidhur me zgjedhjet pasi kjo është detyrë parësore – të sigurojë zgjedhje të lira dhe demokratike, Mitreski thekson se shteti duhet të funksionojë edhe në këtë periudhë 100-ditore të qeverisjes teknike.

“Po, detyrë parësore, por shteti duhet të funksionojë në këtë periudhë 100 ditore të qeverisjes teknike. Propozues tjerë janë edhe deputetët, në seancën e së mërkurës kemi shumë propozim- ligje që janë me propozim të deputetëve, sot në mëngjes jam njoftuar për këtë, janë pesë- gjashtë ligje shtesë që janë me propozim të deputetëve dhe propozim të qeverisë. Do t’i shqyrtoj të shohin nëse ka kushte që t’i vendos në seancën e së mërkurës për gjithçka që mund të arrijmë në këtë periudhë në aspektin e miratimit të ligjeve apo refuzimit të ligjeve”, ka thënë Mitreski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestoni për shqiptarët, jo për karriget
Next Article Taravari: Nuk e di pse disa bashkëpartiakë të ASH-së me çdo kusht duan koalicion me BDI

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?