By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: SPAK po përndjek ekspertin që denoncoi vjedhjen e TIMS
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: SPAK po përndjek ekspertin që denoncoi vjedhjen e TIMS
Shqipëri

Berisha: SPAK po përndjek ekspertin që denoncoi vjedhjen e TIMS

Xh M
Last updated: 08/02/2024 21:05
By Xh M 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se eksperti që denoncoi vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, po përndiqet nga SPAK.

Duke folur nga dritarja e shtëpisë së tij poshtë së cilës mblidhen protestuesit demokratë, Berisha ka theksuar se 2 muaj më parë një ekspert denoncoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla për vjedhjen e sistemit TIMS.

“Dy muaj më parë, një ekspert guximtar, denoncoi Taulant Ballën se vodhi të dhënat e Timsit, dhe Edi Ramën. Sepse pas Taulant Ballës, emëroi drejtor të IT, një njeri delinkuent, të inkriminuar me misionin e vjedhjes dhe eksportimit të të dhënave të krimit.

A e dini ju se ky njeri, ky burrë guximtar, patriot, ndiqet nga Skapi se u çori maskën Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Skapistëve të tij.

Kush mund të flasë tjetër atëherë, përveç qytetarëve, të cilët duhet të marrin në dorë fatin e tyre”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, SPAK po mbron krimet e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe përfaqësuesve të tjerë të mazhorancës.

“…çdo mbrojtje që dumanistët i bëjnë Altin Dumanit dhe eksponentëve të tjerë të krimit në Skap, është mbrojtje për Edi Ramën, është mbrojtje për Erion Veliajn, është mbrojtje për Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin, Damian Gjiknurin

Është mbrojtje për ministrin kriminel në detyrë, Taulant Ballën, ministrin trafikant”, tha Berisha.

Ndërkaq, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit.

“20 shkurti është dita e madhe. Është dita e kushtrimit kombëtar, e protestës kombëtare. E revoltës kombëtare.

Ngrihuni të lebitisim tiraninë e krimit, tiraninë e vjedhjes, tiraninë e mjerimit.

Këta qeveritarë të lidhur kokë e këmbë me krimin, këta qeveritarë që vjedhin qindra milionë dhe miliarda, kanë krijuar parzmoren e tyre, parzmoren e vjedhjes së tyre, kanë krijuar Skapin”, nënvizoi Berisha.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ALSAT / I dalin mesazhet Artan Grubit, i’u thotë drejtorëve të BDI-së: Mos pranoni vendimet e Fatmir Mexhitit
Next Article Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?