By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja
MaqedoniTOP LAJM

Taravari nga Kumanova: Ndryshimi nuk bëhet me BDI-në, ndryshimit do t’i prijë ASH-ja

Redaksia
Last updated: 08/02/2024 21:10
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 8 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, sot nga Kumanova ka nisur takimin me qytetarët dhe përkrahësit e tij që në zgjedhje partia e tij të shkojë së bashku me partitë opozitare.

Taravari nga Kumanova tha se “ndryshimi ka filluar dhe nuk do të ndalet”, duke shtuar se ASH- do të jetë bartëse e këtij ndryshimi.

“Ngjarjet e fundit janë të dhimbshme për mua. Por ndryshimi duhet të ndodh dhe këtij ndryshimi do t’i prijë Aleanca për Shqiptarët. Unë ua fali të gjithëve dhe bëjë thirrje që secili ju të keni kujdes. Kërkoj të mos shahemi dhe urrehemi mes vete. Ata mendojnë se ndryshimi vjen me BDI-në, por ndryshimin e udhëheq Aleanca për Shqiptarët”.

“Sot fillon ndryshimi, por fitorja do të jetë më 8 maj. Ditët numërohen dhe besoj se ky entuziazëm do të qëndrojë edhe më tej. Shumë anëtarë të partive tjera i bashkangjiten ASH-së. Shumë njerëz që skanë votuar më thonë se tani do ta votojnë ASH-në”, tha Taravari.

Ai tha se ASH-ja nuk do të jetë në Qeveri me parti që nuk përkrahin ndryshimet kushtetuese dhe nuk janë pro anëtarësimit të vendit në BE.

Ndryshe, raportohet se në takimin e sotëm marrin pjesë 85 kuvendarë të partisë së Arben Taravarit, nga 140 sa ka gjithsej.

Theksojmë që kryetari i Kuvendit të ASh-së Ziadin Sela, i cili doli kundër idesë së Taravarit që në zgjedhje të shkojnë së bashku me partitë opozitare, për të shtunën ka thirrur mbledhje të Kuvendit Qendror, në të cilin siç tha Sela, do të diskutohet për përgjegjësinë e Arben Taravarit. Sela madje nuk e përjashtoi mundësinë që të shkarkohet Arben Taravari nga pozita e kryetarit të ASH-së.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: SPAK po përndjek ekspertin që denoncoi vjedhjen e TIMS
Next Article LEN: Vendimi i Arben Taravarit (ASH-së) në Kumanovë, rezultat i vullnetit të popullit që po kërkon ndryshim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?