By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trajtimet në kushte shtëpie kundër infeksionit në veshka
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Trajtimet në kushte shtëpie kundër infeksionit në veshka
Shëndetësi

Trajtimet në kushte shtëpie kundër infeksionit në veshka

admin
Last updated: 14/02/2024 08:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Infeksioni i veshkave është një problem i rëndë mjekësor që kërkon trajtim të specializuar.

Infeksioni i veshkave shpesh nis si një infeksion i traktit urinar ose i fshikëzës së urinës që më pas përhapet tek njëra ose të dyja veshkat.

Krahas trajtimit mjekësor, në këtë artikull do të mësoni për kujdesin që duhet të tregoni në kushtet e shtëpisë në rastet e infeksionit në veshka.

Simptomat e infeksionit të veshkave

Ethe dhe temperaturë;

Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;

Dhimbje abdominale;

Të vjella dhe të përziera;

Urinim i shpeshtë;

Urinë me aromë të keqe dhe me njolla gjaku.

Trajtimi mjekësor i infeksionit të veshkave

Antibiotikët përbëjnë linjën e parë të sulmit kundër infeksionit.

Nëse infeksioni nuk është i një grade të rëndë, mjeku gjithnjë rekomandon përdorimin e antibiotikëve nga goja.

Antibiotikët në fjalë duhen përdorur për 10 deri në 14 ditë.

Infeksionet më të rënda të veshkave, zakonisht kërkojnë një trajtim më të specializuar që mund të kryhet vetëm në spital.

Trajtimet natyrale kundër infeksioneve të veshkave

Hidratimi

Pirja e ujit ndihmon në largimin e baktereve nga trupi dhe eliminimin e shpejtë të infeksionit.

Pirja e ujit parandalon infeksionet e traktit urinar ndaj përpiquni të pini të paktën 8 gota me ujë ose lëngje të shëndetshme në ditë.

Lëngu i boronicës së kuqe

Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës.

Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.

Kujdes nga kafeja dhe alkooli

Roli primar i veshkave është të filtrojë toksinat dhe substancat e dëmshme.

Alkooli dhe kafeina janë një stërmundim për veshkat dhe mund të pengojnë procesin e shërimit nga infeksioni.

Për një shërim më të shpejtë, nuk duhet të përzieni alkoolin me antibiotikët.

Probiotikët

Probiotikët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në organizëm.

Për më tepër, ato i ndihmojnë veshkat të përpunojnë më mirë substancat e ndryshme dhe të funksionojnë më mirë.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron shëndetin e veshkave.

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, vitamina C parandalon dëmtime të thella të veshkave gjatë një infeksioni.

Lëngu i majdanozit

Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes.

Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi.

Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.

Molla

Molla ka një përmbajtje acidike dhe rrjedhimisht pengon rritjen e mëtejshme të baktereve.

Ushqyesit e saj i ndihmojnë veshkat të shërohen më shpejt.

Një këshillë e fundit

Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave.

Ato kurrsesi nuk mund të zëvendësojnë një trajtim të specializuar e të rekomanduar nga mjeku.

You Might Also Like

Vuani nga diabeti apo ulçera? Atëherë keni nevojë për vitaminën B12

Shkencëtarët thonë se ndërprerja e konsumimit të sheqerit është e lehtë

Nëse nuk po ju kalon gripi atëherë po bëni këto gabime

Ja çfarë të konsumoni për të ulur kolesterolin në gjak

Ky lëng i thjeshtë që kemi në shtëpi shëron mëlçinë menjëherë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Karota ndihmon në kontrollin e diabetit
Next Article Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?