By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e para në zyrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e para në zyrë
Kuriozitete

Gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e para në zyrë

admin
Last updated: 14/02/2024 08:31
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ah, një ditë e re në punë! A do të jetë një ditë e mbarë, plot me produktivitet?

Edhe pse zyrat, janë vende të paparashikueshme, ka disa rituale që njerëzit produktivë bëjnë ndryshe nga të tjerët për “të shtrydhur” më të mirën që kanë brenda vetes së tyre, çdo herë, çdo ditë. Ata e dinë se 10 minutat e para të punës së tyre në zyrë përcaktojnë fatin e ngarkesës së punëve që mund të përfundojnë.

Ata sigurohen që të ndjekin një linjë veprimesh për të qenë në koherencë me detyrat e përditshme në zyrë.

Kështu që nëse të intereson të jesh energjik dhe produktiv në fund të ditës, bëni 7 gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e para në zyrë!

1. Shkruani 3 gjërat për të cilat jeni mirënjohës

Një studim i kryer nga Universiteti i Miamit zbuloi se njerëzit që mbanin një ditar ‘mirënjohjeje’ çdo ditë, ishin më të lumtur, më produktivë dhe…sërish më të lumtur. Sherry Towers, trajnere e zhvilimit profesional në librin e saj “Seeds of success” shkruan:

”Rezultatet e studimit treguan se ushtrimi i përditshëm i mirënjohjes, rezultoi në nivele më të larta të vigjilencës, entuziazmit, vendosmërisë, optimizmit dhe energjisë. Madje, individët që e aplikuan një gjë të tillë, përjetuan më pak stres dhe depresion, u treguan më të gatshëm të ndihmonin të tjerët, u ushtruan më rregullisht dhe bënë më shumë progres ndaj objektivave personalë. Gjithmonë sipas studimit, njerëzit që kanë më shumë sensin e mirënjohjes priren më tepër të ndjejnë dashuri.

2. Pastroni tavolinën tuaj të punës

Duket një detaj i parëndësishëm, por asgjë më shumë se rrëmuja nuk mund ta reduktojë produktivitetin. Nëse hutoheni për të gjetur një stilolaps, kapëse letrash, bllok shënimesh apo dokument, është kohë e humbur kot, nuk e rikuperoni dot më. Ndaluni për pak minuta që të vendosni pak rregull mbi tryezën tuaj të punës dhe t’i sistemoni sendet aty ku i prisni që të jenë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

3. “Mirëmëngjesi!” – Komunikoni me kolegët

Niseni ditën mbarë me disa përshëndetje miqësore ndaj kolegëve. Njerëzit produktivë ia dinë vlerën kësaj gjëje, ndaj dhe ato 10 minutat e para në punë ‘i vijnë vërdallë’ zyrës për të përshëndetur kolegët. Një pjesë e mirë e produktivitetit është të dish se kë të pyesësh dhe kur. Të mundohesh t’i japësh zgjidhje i vetëm çdo problem, ju nxjerr përpara shkëmbinj në rrugën drejt arritjes së objektivave. Ndaj sigurohuni që të krijoni dhe të mbani marrëdhënie pune pozitive me bashkëpunëtorët tuaj.

4. Shkruaji në letër “top 3” objektivat e ditës në punë

- Advertisement -
Ad imageAd image

Njerëzit frytdhënës e gjejnë kohën për ta bërë këtë. Përditshmëria e jetës në zyrë është e ngarkuar dhe shpesherë stresuese, ndaj kjo gjë ju ndihmon të mos humbni objektivin nga fokusi juaj.

5. Rishikoni dhe konfirmoni listën tuaj të gjërave për të bërë

Në momentin që i keni bërë të dallueshme prioritetet tuaja, është thelbësore që të verifikoni nëse detyrat që i keni vënë vetes, shkojnë paralel me qëllimet dhe prioritetet. Planifikimi i kujdesshëm i një liste të gjërave për të bërë ju organizon ditën, por edhe ju ndihmon të kuptoni se si po i përmbushni detyrat e caktuara.

6. “Afirmoje” veten çdo ditë

Njerëzit produktivë janë gjithmonë në ngjitje, pozitivë dhe optimistë. Ata nuk harxhojnë kohë duke menduar negativisht, ata VEPROJNË. Matthew D. Della Porta, autor i “Mënyrat për të qenë i lumtur”, shkruan:

“Besoni te vetja, t’ia afirmoni atë asaj rregullisht stërvit trurin që të mendojë pozitivisht; ju besoni të vërteta që doni t’i besoni dhe krijoni bindje mbi veten tuaj dhe botën që ju rrethon. Është një nga mënyrat më të mira për ta ndryshuar në mënyrë efektive mënyrën tuaj të të menduarit.”

7. Lexoni ndonjë citim frymëzues

Ngarkojeni trurin me një shprehje të mençur të njerëzve të suksesshëm dhe produktivë, para se të kridheni në punë. Produktivët kërkojnë inspirim nga njerëz model, duke ia ushqyer vetes frymën e tyre.

You Might Also Like

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Gabimet që i bëni gjatë punësimit

6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?
Next Article Automatizimi i Marketingut ndihmon bizneset e reja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?