By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendime nga seanca e katërt qeveritare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vendime nga seanca e katërt qeveritare
Maqedoni

Vendime nga seanca e katërt qeveritare

admin
Last updated: 14/02/2024 10:42
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendim me të cilin mundësohet zëvendësim falas i patentave të shoferit dhe patentave të trafikut të vlefshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, është ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme ti ndërmarrë aktet përkatëse juridike, në pajtim me të cilat patenta e shoferit dhe patenta e trafikut që duhet para kohe të zëvendësohen, do të jenë pa kompensim.

Po ashtu, në seancë është ngarkuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet përkatëse me të cilat do të mundësohet lëshimi pa kompensim i kartave të qarkullimit për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë nevojë të kthehen për të nxjerrë dokumentet e udhëtimit.

Në plotësim, MPJ ngarkohet ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet e duhura, atje ku nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore, lëshimi i kartave të qarkullimit të lehtësohet dhe dërgimi i kartës së qarkullimit do të mund të realizohet përmes postës së shpejtë. 

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën e Ministrisë së Arsimit për dhënien e mendimit pozitiv për themelimin e shkollës fillore komunale në Komunën e Çashkës si zgjidhje e përhershme dhe dha mendim pozitiv.
 
Mësimi i të gjithë nxënësve në Shkollën Fillore “Todor Janev”, në Komunë, përkohësisht, respektivisht deri në fund të vitit shkollor, do të realizohet në objektin ekzistues dhe sipas programeve mësimore të përshtatura. 

Zgjidhja për vazhdimin e procesit edukativo-arsimor në shkollë, për të gjithë nxënësit dhe në gjuhën e tyre amtare është gjetur përmes dialogut të iniciuar nga Kryeministri Talat Xhaferi, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, a me pjesëmarrjen e deputetëve të të gjitha partive politike, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe palëve të interesuara për zgjidhjen e çështjes. 

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave miratoi Urdhëresë për ndryshimin e Urdhëresës për ndryshimin e Urdhëresës për kriteret më të afërta për pagesat e drejtpërdrejta, për shfrytëzuesit e mjeteve, shumat maksimale dhe për mënyrën e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2024. 

Ndryshimi i Urdhëresës është në drejtim të mundësimit të drejtës në subvencione të gjithë bujqve, të cilët në muajt gjatë procesit zgjedhor, kanë kontrata të skaduara apo do u skadojnë kontratat për marrjen me qira të tokës bujqësore. Bujqit, të drejtën në subvencione do të mund ta realizojnë në bazë të kontratave të vjetra. Vazhdimi i kontratave do të realizohet menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke vazhduar gjithçka në 15 vite në pajtim me ndryshimet e fundit për tokën bujqësore. 

Qeveria, me propozim të MBPEU e miratoi edhe Programin për zbatimin e Fondit intervenues në bujqësi për vitin 2024.

Bëhet fjalë për një program të hapur përmes të cilit mund të krijohen masa për mbështetjen e çdo një bujku, gjithmonë kur do të shfaqet nevoja për këtë. Në Program, për momentin, janë krijuar dy masa për mbështetjen e bujqve. Njëra është mbështetje financiare për lulediellin e dorëzuar në kapacitetet e regjistruara për blerje, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet një blerësi. Parashikohet që ,ekonomitë  bujqësore të mbështeten me 5 denarë për luledielli të dorëzuar te blerësit e regjistruar. Tjetra është mbështetje financiare për rrush vere të blerë dhe të prodhuar nga plantacioni vetjak nga ana e prodhuesve të regjistruar të verës të cilët njëherazi janë blerës të regjistruar të rrushit të verës dhe e kanë përpunuar në kapacitetet vetjake për prodhimtarinë e verës. Parashikohet që mbështetja të jetë 1 denarë për kilogram rrush vere si edhe të prodhuar nga plantacioni vetjak nga prodhimtaria 2023, me shumë maksimale për shfrytëzues për këtë paramasë prej 6.000.000 denarë. Në plotësim, gjatë vitit do të krijohen masa për mbështetje financiare në prodhimtarinë blegtore, ku do të nevojitet intervenim për të zvogëluar humbjet nga puna e ekonomive bujqësore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Është miratuar Programi për financimin e prodhuesve bujqësorë të ushqimit për vitin 2024 dhe Program për financimin e mikroprodhuesve bujqësorë të verës për vitin 2024.

Me këto programe sigurohet mbështetje grant deri në 10.000 euro për prodhuesit e vegjël të  ushqimit dhe veraritë e vogla, si edhe mbështetje për furnizimin e pajisjes për prodhimtari.

Qeveria, me propozim të MBPEU miratoi edhe Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 202, me të cilin mundësohet mbështetje edhe e: manifestimit qendror Dita e vreshtarëve – Shën Trifuni 2024, organizimi i manifestimit Dita e Stanushinës (Stanushina Day) për afirmimin e llojit të vetëm autokton maqedonas të rrushit për verë dhe organizimi i Maratonës së verës „Wine and Run“.

- Advertisement -
Ad imageAd image

 Qeveria, me propozim të MBPEU miratoi edhe Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 202, me të cilin mundësohet mbështetje edhe e: manifestimit qendror Dita e vreshtarëve – Shën Trifuni 2024, organizimi i manifestimit Dita e Stanushinës (Stanushina Day) për afirmimin e llojit të vetëm autokton maqedonas të rrushit për verë dhe organizimi i Maratonës së verës „Wine and Run“.

 Në seancën e sotme, Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për përmendore të natyrës.
 
Liqeni i Ohrit, sipas propozimit të Ministrisë përkatëse të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, shpallet Përmendore e natyrës për shkak të karakteristikave gjeo-morfologjike dhe hidrologjike, për vlerat e jashtëzakonshme natyrore si pjesë e Trashëgimisë natyrore botërore të UNESKO-s dhe një nga qendrat më të rëndësishme refugium të llojllojshmërisë biologjike në suaza evropiane dhe botërore.

 Me shpalljen e Përmendores së natyrës – Liqeni i Ohrit, mundësohet:

 – mbrojtja dhe ruajtja e gjendjes natyrore të Liqenit të Ohrit përmes mbrojtjes dhe ruajtjes së vendbanimeve dhe llojeve me vlerë nacionale dhe evropiane dhe mbrojtje e vlerave tjera natyrore;
–  parandalimi i veprimeve që mund të shkaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë çrregullim të vendbanimeve dhe ekosistemeve;
– krijimi i kushteve të volitshme për mbrojtje, ruajtje dhe avancim të llojllojshmërisë biologjike dhe territoriale dhe
– shfrytëzim i  qëndrueshëm i resurseve natyrore në mënyrë në të cilën nuk rrezikohet ekzistenca e vendbanimeve dhe llojeve.

 Qeveia e Republikës së Maqedonisë së Veriut

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shtatë nisma në mbledhje të Gjykatës kushtetuese
Next Article 25 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Kurti dhe Abbott theksojnë rëndësinë e Mbretërisë së Bashkuar në ndërprerjen e gjenocidit në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?