By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish klubin e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish klubin e tij
Sport

Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish klubin e tij

admin
Last updated: 15/02/2024 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lirim Kastrati është kthyer në Lokomotiva Zagreb pas tri vitesh e gjashtë muajsh, ku kishte shkëlqyer me klubin kroat.

Sulmuesi anësori nga Kosova thuhet se kishte një ofertë edhe nga klubi i njohur hungarez, Ujpest, por e refuzoi.

“Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati kthehet në NK Lokomotiva! Lirimi vjen tek ne në formë huazimi nga hungarezët e FC Fehervar deri në fund të sezonit aktual. Mirë se erdhe Lirim!”, ka shkruar Lokomotiva në rrjetet sociale.

Kastrati këtë sezon ka bërë 19 paraqitje, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime për klubin hungarez të ligës së parë, por më së shumti ka dalë nga stoli dhe ka grumbulluar vetëm 693 minuta në fushë. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, ndërsa Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 500 mijë euro.

Kastrati mbërriti në Lokomotivë në vitin 2017, ku luajti 89 ndeshje për të, shënoi 21 dhe asistoi 11 gola. Dinamo e pagoi atë 2 milionë euro në shkurt të 2020 dhe ai bëri 51 paraqitje me fanellën blu ku kishte katër gola dhe nëntë asistime.

Gjatë asaj kohe, ai fitoi dy tituj kampioni dhe një Kupë të Kroacisë. Dinamo e shiti te Legia e Varshavës për 1.3 milionë euro vetëm një vit pas ardhjes së tij.

Ai ishte gjithashtu në Poloni për një vit, ku pas nënshkroi për Fehervarin si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

Kastrati ka 17 paraqitje dhe një gol për Kosovën. 

You Might Also Like

“Nuk varemi nga Cristiano”, Pedro Neto sqaron rolin e Ronaldos në skuadrën e Portugalisë

Përçarje në ekipin kombëtar në Kupën e Botës, trajneri akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë

Barazimi që u mjaftoi të dyja Kombëtareve, Japonia dhe Suedia avancojnë më tej

Holanda mposht edhe Tunizinë, mëson edhe kundërshtarin e radhës

Kupa e Botës 2026 thyen rekordin e të gjitha kohërave të pjesëmarrjes pas ndeshjes Ekuador – Gjermani

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FIFA publikon renditjen e re, Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie
Next Article Zjarr në Tivar të Malit të Zi, katër të vdekur, mes tyre tre të mitur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?