By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Analizë: Qytetarët duan e-shërbime të cilat do ti mbrojnë nga korrupsioni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Analizë: Qytetarët duan e-shërbime të cilat do ti mbrojnë nga korrupsioni
Maqedoni

Analizë: Qytetarët duan e-shërbime të cilat do ti mbrojnë nga korrupsioni

admin
Last updated: 15/02/2024 16:01
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Analiza e e-shërbimeve komunale e zbatuar nga ana e fondacionit Metamorfozis tregon se po rriten pritjet dhe kërkesat nga njësitë e vetqeverisjes lokale dhe se qytetarët në thelb kërkojnë shërbime elektronike të cilat do të mundësojnë kryerje më të lehtë të shërbimeve, ndërsa do ta ulë ekspozimin e tyre në korrupsion.

Në prezantimin e sotëm të Analizës ishte theksuar se mungon qasje strategjike drejt digjitalizimit të shërbimeve lokale. 

“Shërbimet po modernizohen dhe kjo e bën jetën më të lehtë për qytetarët, por ajo që konkludojmë është se në nivel kombëtar, zbatohet disi agjenda digjitale, por në nivel lokal nevojiten përpjekje më të mëdha, ky transformim digjital është i rëndësishëm për ne sepse hulumtimet dhe praktikat tregojnë se përmes këtij lloj transformimi zvogëlohet ekonomia gri dhe korrupsioni, ndërsa rrjedhimisht rritet transparenca e institucioneve”, theksoi drejtoresha e programit në Metamorfozis, Dançe Danilovska Bajdevska.

Ajo theksoi se për nevojën e madhe të avancimit të digjitalizimit edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal, është shembulli i dhënies së dokumenteve personale. 

“Problemi me dhënien e dokumenteve personale është vetëm shembull i cili e vërteton indikacionet tona të vazhdueshme ndaj institucioneve se nevojitet zhvillim strategjik, juridik dhe administrativ në zbatimin e agjendës digjitale, domethënë digjitalizimi është i domosdoshëm”, nënvizon Danillovska Bajdevska. 

Sipas saj në analizat shqetësuese ishte ajo që edhe pse është vërejtur përmirësim i vogël në e-shërbime, qytetarët megjithatë nuk janë të kënaqur nga ajo që u ofrohet nga komunat. 

Ajo informoi se gjatë përgatitjes së analizës së shërbimeve komunale ishin analizuar nga aspekti i tre kategorive edhe atë transparencë dhe llogaridhënie, komunikim dhe miratim, leje dhe shërbime të tjera. 

Edhe pse komunat si institucione ekzistojnë në shërbim të qytetarëve, një nga konkluzionet e hulumtimit është se një pjesë shumë e vogël e komunave dëgjojnë zërin e qytetarëve kur zgjedhin ofertën e ardhshme të e-shërbimeve të reja komunale. Kriva Pallanka, Vasileva, Debërca, Negotina dhe Manastiri janë pesë komunat më mirë të renditura në Maqedoninë e Veriut. 10 komunat e fundit të renditura më të ulëta sipas vlerës së indeksit LEGSI janë: Çairi (0,4242), Bogovina (0,4206), Bosilova (0,4202), Llozova (0,4167), Sopishta dhe Vrapçishti (0,3492), Krivogashtani  (0.3329), Haraçina (0,2615), Dollneni (0,1702) dhe Demir Hisari (0,0317). Komunat në Maqedoninë e Veriut përdorin intensivisht rrjetet sociale, kryesisht Facebook-un, tregon analiza, por vetëm 44 për qind e komunave ofrojnë mundësinë për t’i bërë pyetje kryetarit të komunës.

Profesori nga Instituti Ekonomik, Zoran Janevski i cili është autor i analizës tha se më nuk është mjet i diskutimit mënyra në të cilën do të ngritet niveli i sofistikimit gjatë dërgesës së shërbimeve në nivel qendror dhe lokal, por si të arrihet digjitalizim i plotë dhe i suksesshëm. 

“Duhet të pranojmë se ne jemi ende larg nga temat dhe problemet në të cilat punon bota e zhvilluar, ne ende jemi në nivelin prej para 20 viteve, duhet të punojmë në ngritjen e nivelit onllajn të shërbimeve, sepse shumë pak shërbime kemi edhe në nivel qendror, ndërsa veçanërisht në nivel lokal”, vlerësoi profesori. 

Analiza tregon se më së paku janë përfaqësuar e-shërbime janë Kërkesa në rrugë elektronike e Lejes ekologjike të integruar -B, si më pak e përfaqësuar, gjegjësisht atë e ofrojnë madje 77,80 për qind nga të gjitha komunat, përderisa vijojnë Formularë për denoncim të tatimit të pronës e cila nuk është përfaqësuar te 53,1 për qind dhe Mundësi për parashtrim të pyetjeve deri te kryetari i komunës e cila nuk ofrohet te 44,4 për qind. 

Nga hulumtimi dalin disa rekomandime, në nivel lokal Janevski thotë se është i nevojshëm grumbullim i mendimit dhe i propozimeve të qytetarëve për zhvillim të e-shërbimeve të reja komunale dhe zhvillim të shërbimeve të reja të ardhshme të unifikuara – të dedikuara për të gjitha komunat. 

Përderisa në nivel qendror nga analiza del se është e nevojshme përgatitje e strategjisë dhe plan veprimi për e-shërbime komunale dhe trajnime intensive të administratës komunale për arritje të aftësive digjitale. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokurori i ri publik Kocevski e ka marrë detyrën nga u.d e deritanishme prokurore publike Sonja Simovska
Next Article Blinken takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?