By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokurori i ri publik Kocevski e ka marrë detyrën nga u.d e deritanishme prokurore publike Sonja Simovska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokurori i ri publik Kocevski e ka marrë detyrën nga u.d e deritanishme prokurore publike Sonja Simovska
Maqedoni

Prokurori i ri publik Kocevski e ka marrë detyrën nga u.d e deritanishme prokurore publike Sonja Simovska

admin
Last updated: 15/02/2024 16:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup,15 shkurt – Prokurori i ri publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski sot zyrtarisht e ka marrë detyrën nga u.d. e deranishme prokurore republikane Sonja Simovska, e cila ka qenë në vendin e Lubomir Joveskit.

Nga Prokuroria themelore publike informojnë se është mbajtur takim i Kocevskit dhe Simovskës, në të cilën janë biseduar gjendjet aktuale në Prokurorinë publike dhe për aktivitetet prioritare në periudhën e ardhshme.

Kocevski dhe Simovska kanë biseduar në drejtim të përforcimit të sistemit për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, përforcimin e autonomisë dhe pavarësisë së prokurorëve publik në veprimin, si dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucionit.

Prokurori shtetëror publik Kocevski këtë mëngjes dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, ku theksoi se kryerja e funksionit prokuror publik shtetëror është punë e vështirë dhe e përgjegjshme, para së cilës qëndrojnë shumë sfida dhe porositi se transparenca është nga parimet kryesore në programin e tij.

Thotë se transparenca do ta nxisë llogaridhënien, përgjegjësisnë, efikasitetin tek vetë prokurorër, ndërsa e gjithë kjo do ta rrisë besimin në opinion. 

“Prokuroria Publike duhet të jetë organi i vetëm që do të luftojë korrupsionin dhe vlerësoj se këtë që e premtoj do ta realizoj. Për sa i përket transparencës, këtu para mediave deklaroj se unë dhe Prokuroria do të jemi të hapur për opinionin dhe do të jemi në dispozicion në çdo kohë për informacione që janë në interes të opinionit”, tha Kocevski.

Theksoi se nuk do të hyjë në detaje për raste të caktuara, por theksoi se Prokuroria do të hapë lëndë për të gjitha kallëzimet e dorëzuar dhe nuk do të ketë përzgjedhje selektive në ndjekjen e autorëve të veprave penale.

Kuvendi pardje unanimisht me 62 vota “pro” ka zgjedhur Kocevskin për prokuror të ri publik shtetëror.

Kocevski është propozuar si kandidat i vetëm për prokuror publik shtetëror pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa për prokuroren Fatime Fetai Këshilli Gjyqësor nuk ka diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar.

Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Nga janari i vitit 2022, ai është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës, në mesin e dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë, si dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Lubomir Joveski, u emërua më 25 dhjetor 2017 dhe u pasua nga Marko Zvërlevski, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. Aktualisht, u.d. prokurore e Republikës në vend të Lubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska.

You Might Also Like

Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive

Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani

Kasami takon ambasadorin e Italisë Paolo Palminteri: Promovimi i kulturës italiane dhe bashkëpunimi ekonomik fokus i takimit

Mot i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë deri të shtunën, nga e diela ftohtë dhe borë në male

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kjo veturë peshon mbi 3 ton
Next Article Analizë: Qytetarët duan e-shërbime të cilat do ti mbrojnë nga korrupsioni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford
Sport
Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Maqedoni
Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Maqedoni
Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?