By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohet linja e re e Porsche Panamera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Zbulohet linja e re e Porsche Panamera
Auto

Zbulohet linja e re e Porsche Panamera

admin
Last updated: 22/02/2024 12:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tashmë kemi marrë disa pamje edhe të brendësisë së gjeneratës së tretë nga Porsche Panamera.

Mund të mos kenë shumë dallime me modelin e kaluar, por seria e re vjen me disa përditësime, duke filluar nga rrotat, dritat, deri te instrumentet dixhitale brenda saj.

Tani edhe pasagjeri ka një ekran opsional me prekje i cili ka qasje në aplikacionet e sistemit Android të veturës. Ekrani është projektuar që të mos jetë i vëzhgueshëm nga këndvështrimi i shoferit për të shmangur shpërqëndrimet gjatë vozitjes.

Porsche premton se Panamera e re do të ofrohet me të paktën katër sisteme motorike hibride. Panamera dhe Panamera 4 do të marrin një motor të përditësuar 2.9 litërsh turbo-charged V-6, i cili përfiton një rritje prej 23 kuaj fuqish.

Pra, modelet e ardhshme Panamera do të vijnë me një performancë të përmirësuar, transmeton Telegrafi.

Specifikat e tjera do të zbulohen gjatë ditëve në vijim nga marka gjermane.

Sedani i gjeneratës së tretë Porsche Panamera 2024 kap vlerën e 93 mijë eurove, Panamera 4 100 mijë euro, Panamera 4 E-Hybrid 117,495 euro, dhe 4S E-Hybrid 128,795 euro.

Të gjitha veturat do të marrin ndriçimin standard LED, karikuesin e telefonit me valë, dhe një sistem të ri filtri të grimcave të ajrit.

Porsche ka njoftuar se çmimi për Turbo E-Hybrid (dhe opsional Active Ride) është ende një sekret që do të shpallet më vonë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë

Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain

Hyundai prezanton Tucsonin e ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article WhatsApp prezanton veçori të reja të formatimit të tekstit
Next Article Kim Kardashian bëhet me Cybertruck, i çon fëmijët në shkollë me veturëne re të Teslas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?