By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI për një mandat ka shpenzuar 46 milionë euro në kazino
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI për një mandat ka shpenzuar 46 milionë euro në kazino
Maqedoni

VLEN: BDI për një mandat ka shpenzuar 46 milionë euro në kazino

admin
Last updated: 22/02/2024 14:48
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Zgjedhjet po afrohen.  Bashkë me zgjedhjet edhe fundi i qeverisjes së kazinomenëve po afron.  Prandaj edhe çorroditja e pushtetit, pangopësia dhe vrrulli për të grabitur sa më shumë që të munden nga paratë e qytetarëve ka dalë prej kontrollit!

Sot, jorastësisht jemi në Çarshinë e vjetër sepse është momenti i qëlluar për të ngritur alarmin se Çarshia, nga vatër kulturore, simbol i trashëgimisë dhe traditave të mira familjare, tregtare, të punës me nderë, të esnafit, nga vatër universitare, sot po rrezikon të kthehet në qendër kumari, bixhozi, dhe për pasojë, në qendër pasigurie, frike, simbol i të keqes.  Sot jemi këtu që t’i thërrasim ndërgjegjes së pushtetarëve të pangopur se kazinot – që janë kthyer në simbol të këtij pushteti në ikje, ndërkohë që po mbushin xhepat e funksionarëve dhe familjeve të tyre, si sëmundje malinje po hanë dhe po rrënojnë familjet tona, rininë tonë, të ardhmen tonë!

Të nderuar, “ariu polar” vërtetë ka trokitur në dyert tona – por përmes parave dhe transakcioneve të pista të oligarkëve serbo – rusë, të cilët qëndrojnë prapa mega industrisë së kazinove dhe kumarit.  A ka akoma dilema se përse shqetësohet Aleksandar Vuçiq për politikën shqiptare në Maqedoni?!  Sot, teksa paradojnë nëpër vendbanimet shqiptare dhe kalldrëmin e Çarshisë, ne i rikujtojmë edhe njëherë publikisht se 6 milionë euro të shpenzuara për të forcuar edhe më shumë kazino industrinë përmes softuerit për “rrush e kumbulla” do të ishin 6 milionë euro më shumë për softuer për studentë, për digjitalizimi të arsimit pa libra, për rehabilitimin edhe më të madh të Çarshisë, për ndërtim rrugësh, çerdhesh, shkollash, bibliotekash, qendrash kulturore, e të ngjashme.   Me këto 6 milionë euro të miratuara me nënshkrim të kujt tjetër pos kurbanit të Artan Grubit – Përparim Bajramit, shuma e investuar nga BDI- ja në kumar dhe bixhoz arrin në 46  MILIONË EURO për vetëm katër vite!!!  Mos kini asnjë dilemë – prapa pohimit për “dislokimin e kazinove” në fakt fshihet vetëm strategjia e forcimit të mëtejmë të tyre, dhe vulosja e prezencës së tyre në jetët tona!  Ndërkohë që po tentojnë të na mashtrojnë me gjoja planet për mbyllje tl kazinove, kazinomenët, të fshehur pas fasadës së  flamurit europian, janë duke instaluar kumarin në secilën shtëpi – duke e bërë pjesë të kulturës sonë, pjesë të edukatës sonë, pjesë të mentalitetit tonë!  Alarmi është ndezur – demontimi i këtij regjimi ka filluar dhe do të finalizohet më 24 prill dhe 8 maj!

Kjo pra është fytyra e vërtetë e BDI – së, e mbështjellur me fjalë të bukura, premtime të mëdha, dhe natyrisht, me shumë elemente kombëtare.  Duke u thirrur në emër të kombit, në fakt po ndodh çkombëtarizimi më i madh dhe zhveshja nga traditat historike kombëtare të shqiptarëve vetëm e vetëm që të pasurohet Artan Grubi përmes kurbanit të tij Përparim Bajrami.  

Të nderuar, nuk ka moment më të qëlluar për të testuar mbështetjen ndaj këtyre politikave dhe vendimeve.  Për këtë janë zgjedhjet.  Andaj, ftojmë publikisht dyshen Artan Grubi – Përparim Bajrami, të kapur dorë për dore, sup për supi, të dalin para popullit dhe në emër të kazinove të kërkojnë votën edhe mbështetjen e tyre.  Legjitimiteti në demokraci buron nga vota e sovranit.  E ku ka më mirë se sovrani t’ua japë përgjigjen ndaj politikave të kazinove, SORAVIA-s, LLOTARIA-s, EUROVIA-s, dhe shumë e shumë e shumë VIA-ve të tjera që po shkatërrojnë rininë tonë!

Ndryshimi ka filluar.  Bashkë me ndryshimin po vjen edhe drejtësia dhe mos kini dilemë, do të trokasë me patjetër edhe në dyert tuaja.

Ardian Demiri nga Koalicioni VLEN

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ZGJEDHJET 2024/ Siljanovska-Davkova: Në statusin president nevojiten reforma të mëdha dhe të thella, është koha për një dimension i gruas në politikë
Next Article Lista e zëvendëspresidentit të Donald Trump ngre pyetje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?