By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MJK-ja: Europa është një drejtim i rëndësishëm i diplomacisë kineze
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > MJK-ja: Europa është një drejtim i rëndësishëm i diplomacisë kineze
BotaKina

MJK-ja: Europa është një drejtim i rëndësishëm i diplomacisë kineze

admin
Last updated: 22/02/2024 15:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të enjten që Europa është një drejtim i rëndësishëm i diplomacisë së Kinës.

Lidhur me pyetjet në një konferencë shtypi në Pekin mbi vizitën e kryediplomatit kinez Wang Yi në Europë, ku ai mori pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut dhe pati takime me liderët dhe homologët e vendeve europiane, si Spanja, Franca, Serbia, Gjermania, Britania e Polonia dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për diplomacinë dhe sigurinë, Mao Ning vuri në dukje që janë mbushur 20 vjet nga partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Europë. Të dy palët janë bërë dy fuqi të mëdha që nxisin shumëpolarizimin, dy tregje gjigante që mbështesin globalizim dhe dy qytetërime që propozojnë diversitetin. Në një kohë kur bota përballet me trazira dhe luhatje, marrëdhëniet Kinë-Europë kanë një domethënie strategjike dhe ndikim global më të madh, shkruan CMG

“Ne mirëpresim palën europiane të ndajë mundësitë e tregut gjigant kinez dhe të marrë pjesë aktivisht në procesin e hapjes institucionale me nivel të lartë të Kinës. Besojmë që vendet europiane do të kenë gjithnjë e më shumë mundësi bashkëpunimi nga zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës. Europa ka një qëndrim aktiv për shtimin e lidhjeve në nivele të ndryshme me Kinën dhe është shumë entuziaste për thellimin e bashkëpunimit praktik. Shpresojmë që bashkëpunimi dypalësh në ekonomi e tregti, energjetikë, sektorët e gjelbër, digjitalizim, arsim dhe kulturë të ketë më shumë fryte konkrete. Kina dhe Europa mbështesin shumëpolarizimin e botës dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, përkrahin rolin e rëndësishëm të OKB-së dhe kundërshtojnë kundërvënien në grup dhe konceptin e lojës ku fituesi merr gjithçka. Dy palët do të shtojnë komunikimin dhe bashkërendimin në kornizat shumëpalëshe, si OKB-ja, OBT-ja dhe G20-a, do të nxisin bashkë zgjidhjen politike të problemeve të nxehta dhe do të konsolidojnë konsensusin ndërkombëtar, duke luajtur rol drejtues mbi ndryshimin klimatik dhe inteligjencën artificiale,” u shpreh zëdhënësja Mao.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Kurti mirëpriti nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” në hapësirat e Ndërtesës së Qeverisë
Next Article Sa ka fituar Cristiano Ronaldo në Arabi Saudite deri më tani që nga largimi nga Man Utd?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?