By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhuna në familje/Në Pollog 106 gra kanë paraqitur dhunë, por janë ankuar edhe burrat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dhuna në familje/Në Pollog 106 gra kanë paraqitur dhunë, por janë ankuar edhe burrat
Maqedoni

Dhuna në familje/Në Pollog 106 gra kanë paraqitur dhunë, por janë ankuar edhe burrat

admin
Last updated: 25/02/2024 18:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 25 shkurt – Dhuna në familje në rajonin Pollogut edhe pse ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2022, në vitin 2023 janë regjistruar 132 vepra penale, nga të cilët 72 janë në Tetovë dhe 60 në Gostivar. Nga të dhënat të marra nga SPB Tetovë, thuhet se për këto vepra janë ngritur 113 kallëzime penale, ndërsa në mesin e personave që kanë denoncuar dhunë në familje në Tetovë, 24 prej tyre janë burra.

 “Në mesin e autorëve, janë më të shumtë meshkujt (122), kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë,  baballarë, djem e të tjerë, si dhe janë regjistruar 9 dhunuese femra të këtij lloji dhune. Numri i “viktimave” të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të cilat 106 ishin gra (bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra), si dhe 24 burra, kryesisht baballarë dhe djem”, thonë nga SPB Tetovë .

 Edhe nga Qendra për punë dhe politikë sociale thonë se jo vetëm gratë janë viktimë të dhunës në familje.

 “Pa dyshim se nuk kemi vetëm gra, kemi edhe meshkuj të cilët paraqesin dhunë në familje, por nuk do të thotë se viktima duhet  ta përjetojë nga partneri, kjo vlen edhe për gra dhe meshkuj. Në tre mujorin e fundit në qendrën për punë sociale në Tetovë  nga tetori deri në dhjetor kemi riregjistruar 24 raste të dhunës në familje, 22 gra edhe 2 meshkuj”, deklaroi Nebahat Imeri- psikologe.

Psigologia Imeri nga Qendra për punë edhe politikë sociale, thotë se njësia rajonale Tetovë ofron ndihmë juridike për të gjithë personat që janë pjesë e dhunës në familje.

 “Qendra për punë sociale i jep shërbime viktimës, në stacion policor, në spital, shoqërim të viktimës deri në strehimore kur i rrezikohet siguria e jetës, apo  trupit të sajë, varësisht nga vlerësimi i ekipit  i cili intervenon deri në strehim të gruas”, tha Nebahat Imeri- psikologe.

Dhunë në familje në të shumtën e rasteve edhe nuk denoncohet. Në bazë të të dhëna të marra, çrregullimet nervore, alkooli dhe droga dhe veset e këqija, janë disa nga shkaktarët më të shpeshtë për dhunën në familje.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bluzat e bardha paralajmërojnë protesta nëse nuk harmonizohet rritja e pagave
Next Article Qytetarët tani mund të kontrollojnë online nëse e kanë pasaportën gati!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?