By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ariu polar” nuk po troket në derë sepse është brenda!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > “Ariu polar” nuk po troket në derë sepse është brenda!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Ariu polar” nuk po troket në derë sepse është brenda!

admin
Last updated: 05/03/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Ndikimi rus ka qenë shqetësim i kamotshëm për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, shenjat e një ndikimi të tillë kanë qenë evidente pothuajse çdo vit. Nga masat e vetme që janë marrë dihet vetëm dëbimi i disa diplomatëve rus. Pjesa tjetër siduket realizon veprimtarinë pa kurrfarë problemi. Media, gazetarë, por edhe disa politikanë maqedonas duket se kanë marrë rolin për të udhëhequr propagandën ruse në vend. Rasti i fundit, për të cilin ka marrë vesh TV21 është hapja e një medie online “Слободен свет” (https://freeglobe.mk) ku mund të shihen kronika dhe emision me propagandë ruse. Ky rast duhet të jetë alarm shqetësimi për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, sepse interesi Rusisë është shpërqendrimi i vëmendjes nga Ukrainë, e këtë mundësi e ka vetëm përmes Ballkani Perëndimor, shkruan Zhurnal.

Kompani e afërt me zyrtarë serbë të afërt me Rusinë tenton të fitojë tender për IT në institucion shtetëror. Parandalohet nga drejtori shqiptar –

Kohëve të fundit po vërehet propagandë shqetësuese ruse në Maqedoninë e Veriut. Media, gazetarë, por edhe disa politikanë maqedonas duket se kanë marrë rolin për të udhëhequr propagandën ruse në vend.

Rasti i fundit, për të cilin ka marrë vesh TV21 është hapja e një medie online “Слободен свет” (https://freeglobe.mk) ku mund të shihen kronika dhe emision me propagandë ruse.

Ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor është një rrezik që cenon paqen dhe sigurinë në rajon. Mbase, në Maqedoninë e Veriut përpjekje të tilla janë vërejtur shpesh herë, vetëm brenda një viti ishin dëbuar 11 diplomatë rus nga Shkupi, të cilin ishin të dyshimtë në kryerjen e funksionit të tyre e pikërisht gjatë kohës kur Maqedonia e Veriut kishte formuar ekipet negociatore për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Propaganda ruse më e sofistikuar është ajo mediatike, ku se fundmi kanë qarkulluar lajme se vullnetarë nga Maqedonia e Veriut kanë shprehur interesim për pjesëmarrje në luftën Rusi – Ukrainë, për ta ndihmuar Rusinë, e këtë e kanë kundërshtuar nga Maqedonia e Veriut duke e cilësuar si të pa vërtetë. Dezinformatat janë arma përmes të cilës Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj. Këtë e ka konfirmuar edhe Rubin nga departamenti amerikan, i cili gjatë një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor tha se në qendër të vëmendjes së bisedimeve të tij do të jetë edhe lufta kundër dezinformatave ruse.

Nga ana tjetër Parlamenti Evropian vitin që lamë pas bëri thirrje për mbrojtje të Ballkanit Perëndimor nga ndikimi rus.

Ndikimi rus dhe dezinformatat e fabrikuara nga Rusia nuk janë vetëm shqetësim i SHBA-së pasi në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg muaj më parë është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian. Kjo rezolutë fokusin kryesor do ta ketë forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në disa pjesë të tekstit përmendet ndikimi negativ i Rusisë në rajonin e Ballkanit, me synim të destabilizimit të rajonit, dhe bëhet thirrje që të parandalohet ky ndikim. Në mënyrë të veçantë në tekst i bëhet thirrje Serbisë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtatë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon që nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Gjithashtu, në këtë propozim kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Prandaj, edhe secili shtet i rajonit duhet të krijojë mekanizma të posaçme për mbrojtje ndaj ndikim rus, i cili shpesh herë është i formave të ndryshme. Më i shpeshti dhe më së shumti që përdoret është ndikimi përmes mediave, pastaj sigurisht edhe përmes ndikimit ekonomik dhe atij politik përmes zgjatimeve të tyre që i kanë pothuajse në secilin shtet. Në Maqedoninë e Veriut si parti politike e cila përkrah fuqishëm orientimin pro lindor dhe është kundër NATO-s dhe BE-së është e Majta e udhëhequr nga, Dimitar Apasiev, i cili hapur dhe publikisht mbështet interesat ruse, madje edhe në kohën kur Maqedonia e Veriut sanksioni Rusinë për invazionin rus, kryetari i kësaj partie u taku me ambasadorin rus në Shkup. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushtria izraelite hap zjarr ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma në Gaza
Next Article Ilir Shaqiri e Shkurte Fejza këndojnë në Seancën Solemne të Kuvendit të Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?