By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermani shpenzon 10 mijë euro në vit për të jetuar në trena – adoleshenti arsyeton vendimin dhe tregon se si ia del
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Gjermani shpenzon 10 mijë euro në vit për të jetuar në trena – adoleshenti arsyeton vendimin dhe tregon se si ia del
Kuriozitete

Gjermani shpenzon 10 mijë euro në vit për të jetuar në trena – adoleshenti arsyeton vendimin dhe tregon se si ia del

admin
Last updated: 05/03/2024 14:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shumë njerëz nuk e durojnë dot udhëtimin me trena, ndërsa Lasse Stolley jeton në to!

Mos bëni gabim, ky nuk është një aktivitet i paligjshëm. Adoleshenti 17-vjeçar ka një biletë vjetore Bahncard 100 që i lejon atij udhëtim të pakufizuar në hekurudhat gjermane (Deutsche Bahn AG).

Një vit më parë, djali vendosi të largohej nga shtëpia e prindërve dhe të fillonte një aventurë të madhe. Ai mburret se udhëton 900 kilometra çdo ditë, duke ndryshuar nga një tren në tjetrin – dhe kështu takon botën.

Lasse e quan veten një “nomad digjital” dhe tregon se nuk ka privatësi në “banesa” të pazakonta, por ato i japin atij liri dhe fleksibilitet, shkruan ladbible.

“Nëse dua të shoh detin, udhëtoj në veri. Nëse kam dëshirë për ngutje dhe nxitim të qytetit, kërkoj një lidhje me Berlinin ose Mynihun. Nëse dua borë, kap linjën ekspres për në Alpe”, ka shpjeguar ai.

Gjatë ditës, djali punon si programues, pas së cilës pushon në karriget e klasit të parë. Gjatë natës, ai bën dush në qendrat rekreative, raporton LadBible.

Ai mban me vete një çantë shpine që përmban të gjitha gjërat e tij – bluza, pantallona, jastëk, batanije, produkte të higjienës personale, laptop dhe kufje.

“Çdo natë sigurohem që të kap trenin e duhur dhe ndonjëherë më duhet të ndryshoj orarin. Unë përdor aplikacionin për të organizuar rrugë dhe nuk kam ndërmend të ndalem. Treni është shtëpia ime”, thekson Lase.

Bileta vjetore e lartpërmendur kushton 10 mijë euro dhe djali shpreson që kompania hekurudhore t’i ofrojë një punë në të ardhmen.

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhaferi – Haxhiev: Bashkëpunimi ekonomik i Detit të Zi ofron mundësi për lidhje të thelluar ekonomike mes Evropës dhe Azisë
Next Article Sekretari britanik i Mbrojtjes: Irani furnizoi Rusinë me raketa balistike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?