By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Bota

Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

admin
Last updated: 05/03/2024 21:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të martën projektligjin përmes të cilit vendi i tij e miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, NATO, njoftoi zyra e presidentit.

Kjo i hap rrugën Suedisë për t’u bërë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake në ditët në vijim.

Tani, formalitetet e mbetura si, dorëzimi i dokumenteve për anëtarësim në Uashington, pritet të përfundojnë shumë shpejt.

“Kjo është tejet e rëndësishme dhe shpresoj se ne do të bëhemi anëtarë brenda ditësh, jo brenda javësh. Do të jetë mirë për Suedinë dhe mirë për NATO-n. Do të jetë mirë për stabilitetin në tërë zonën euroatlantike që Suedia mund të jetë anëtare me të drejta të plota e NATO-s”, tha ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, në një konferencë në Stokholm.

Në fund të shkurtit, Parlamenti i Hungarisë e miratoi me 188 vota për dhe me gjashtë kundër projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO.

Hungaria ishte vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e kishte bllokuar anëtarësimin e këtij vendi nordik në aleancën veriatlantike.

Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake transatlantike gati dy vjet më parë, e nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Anëtarësimi i Finlandës vitin e kaluar dhe tani i Suedisë, e cila nuk ka qenë në luftë prej vitit 1814, përbën zgjerimin më të rëndësishëm të NATO-s prej se ajo pranoi anëtarë të rinj nga Evropa Lindore pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Anëtarësimi i tyre është edhe goditje për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili tani përballet me një zinxhir pothuajse të pathyeshëm të anëtarëve të NATO-s në perëndim të vendit të tij, nga Deti i Zi deri në Arktik./REL

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prej 15 marsit priten edhe vaksina kundër pertusisit për të rritur, KSN propozon testim për kollën e madhe në tërë vendin
Next Article ZGJEDHJET / Matematikat e partisë, nuk po përputhen me hesapet e Çarshisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?