By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Poligraf”: Kush i botoi dezinformatat e Zaharovës se Rusia nuk ka pasur kurrë plane të sulmojë dikë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Poligraf”: Kush i botoi dezinformatat e Zaharovës se Rusia nuk ka pasur kurrë plane të sulmojë dikë?
Maqedoni

“Poligraf”: Kush i botoi dezinformatat e Zaharovës se Rusia nuk ka pasur kurrë plane të sulmojë dikë?

admin
Last updated: 18/03/2024 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – Një pjesë e mediave vazhdon të publikojë në mënyrë jokritike përmbajtje propagandistike dhe dezinformata nga burime zyrtare nga Moska.

Për shembull, më 6 mars 2024, portalet Infomax dhe Netpress publikuan titullin identik: “Zaharova: Rusia nuk ka pasur kurrë plane për të sulmuar dikë, përfshirë dhe NATO-n“. Në artikujt citohet zëdhënësja e MPJ-së ruse, Zaharova: “Rusia nuk ka plane për sulm, agresion të drejtpërdrejtë apo indirekt, apo të lirojë konflikte me këdo qoftë: NATO-n, Uashingtonin, Ukrainën apo këdo tjetër. Dhe nuk ka pasur as deri tani plane të tilla”.

Por, a janë të vërteta pohimet e Zaharovës? Para invazionit mbi Ukrainën në vitin 2022, politikanët dhe mediat botërore paralajmëruan se Rusia po planifikonte të kryejë invazion. Mirëpo, atëherë Zaharova dhe Moska i vlerësonin këto paralajmërime si dezinformata. Edhe atëherë, “demantet” e Zaharovës transmetoheshin në mënyrë jokritike në mediat e vendit.

Agresioni mbi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, i dënuar me rezolutë edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, dëshmoi se Perëndimi nuk përhapte “lajme të rreme”, “dezinformata” dhe “histeri” për “pushtim të shpikur” – siç pretendonte rrejshëm propaganda ruse.

Prandaj, përmbajtjet mediatike me pretendimet e Zaharovës se Rusia nuk ka pasur plane të sulmojë dikë i vlerësojmë si dezinformata. Mediat nuk duhet të transmetojnë në mënyrë jokritike deklarata të tilla pa kontrolluar faktet. Përndryshe, rrezikojnë të bëhen kanal për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës ruse.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Destan Adili, gol dhe asist për Pobedën
Next Article Konfiskohen 22 vetura gjatë aksionit të përbashkët të Doganës dhe MPB-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?