By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN king-maker të qeverisë së re!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > VLEN king-maker të qeverisë së re!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

VLEN king-maker të qeverisë së re!

admin
Last updated: 26/04/2024 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Zgjedhjet presidenciale përfunduan dhe gjithçka është në kuadër të pritshmërive. E mira e këtyre zgjedhjeve ishte se edhe njëherë po vërtetohet që shqiptarët vazhdojnë të mbesin çelës i qeverisë së ardhme. E këtë fat kësaj here do të gëzojnë koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, sepse narrativi i Frontit Evropian ka qenë kundër VMRO-së që sipas rezultateve kjo parti do ta ketë mandatin për formim të qeverisë. Prandaj, derisa VLEN t’i thotë PO qeverisë së ardhme nuk do të ketë qeveri, nga këtu kuptohet pesha dhe rëndësia e këtij koalicioni opozitar VLEN. Nuk do mend që edhe VLEN do t’i qëndrojë stoik kushteve paraprake që i ka pasur edhe zotime publike siç janë ndryshimet kushtetuese për të kushtëzuar partnerin e koalicionit cili do qoftë. Pjesëmarrja e VLEN në strukturën e ardhshme qeveritare do të jetë rifreskim i qeverisjes te shqiptarët, me këtë veprim VLEN do të normalizojë rotacionin e pushtetit edhe në kampin shqiptarë, pasi deri në këto zgjedhje ishte çështje imagjinatave, shkruan Zhurnal.

Çelësi qeverisë së ardhme në duart e VLEN –

Edhe njëherë po vërtetohet faktorizmi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që pa shqiptarët nuk ka qeveri e përpos kësaj çelësi i qeverisë ndodhet te partitë shqiptare, saktësisht koalicioni opozitar VLEN. Dhe, nga kjo situatë e krijuar lirshëm mund të konstatohet se VLEN është “king makër” i qeverisë së ardhme.

E rëndësishme është për votuesit e bllokut opozitar që këto parti të jenë pjesë e pushtetit për ta parë kapacitetin e tyre në udhëheqje dhe për ta dëshmuar që vota e opozitarit nuk ka shkuar për huq. Fundja, secili qytetarë që ka dalë në ditën e zgjedhjeve dhe ka rrethuar numrin 6 ka votuar koalicionin opozitar VLEN këtë e ka bërë për ta parë sesi VLEN udhëheq me qeverinë.

Prandaj, në momentin që VLEN ka çelësin e qeverisë në dorë duhet ta mendojë mirë këtë pozicion dhe të caktojë rregullat e “lojës” të futet në qeveri duke marrë për bazë kushtëzimet që i kanë premtuar gjatë fushatës.

Po të votohej dje për zgjedhjet parlamentare, sipas metodës së Dontit: VMRO-53, Vlen-12, Znam-10, gjithsej =75 mandate, do të formohej qeveria e re –

VMRO-DPMNE me VLEN do ta kishte numrin e mjaftueshëm të deputetëve për formimin e qeverisë, ndërsa këtu mund të bashkëngjitet edhe ZNAM i Maksim Dimitrievskit dhe numri do të dalë 75 deputetë. Nëse Levica vendos që të marrë pjesë, atëherë numri do të arrijë deri në 79 deputetë.

LSDM nëse përpiqet që të formojë qeveri me FE të BDI-së, do t’i mungojnë 20 deputetë. Ka gjasa të vogla që ZNAM e Maksim Dimitrievskit të hyjë në këtë kombinim, por edhe mandatet e tij nuk do të mjaftonin, prapë do t’u mungojnë 10 deputetë. Që në realitet gjasat janë më të pakta se minimale sepse votuesi i ZNAM ka qenë votues i dëshpëruar nga LSDM dhe sigurisht që nuk do të gabonte Dimitreivski në formën e njëjtë sikurse LSDM:

Na mbeten edhe 12 ditë deri te zgjedhjet parlamentare ndërsa është e paqartë se si do të realizohej skenari për qeveri të udhëhequr nga VMRO-DPMNE pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 tha se partitë shqiptare kanë nënshkruar marrëveshje me të cilën garantohet se nuk do të hyjnë në qeveri që nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por, kjo në realitet është e arritshme sepse nga koalicioni VLEN kanë dëshmuar dhe premtuar se nuk u mungon konzistenca politike dhe dinë e munden të kërkojnë atë që është e nevojshme për të ardhmen e vendit.

E rëndësishme është që liderët e VLEN-it të jenë të bashkuar dhe të unifikuar sepse vetëm me këtë qasje dhe strukturë do të merren seriozisht nga partneri koalicionues cili do qoftë. E në këtë pjesë nuk pritet të bëjnë gabime pasi e kanë parasysh ndëshkimin nga votuesit.

VLEN pjesë e qeverisë së ardhme –

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore. Bashkimi Demokratik për Integrim, si fituese e zgjedhjeve te shqiptarët ka qenë pjesë e qeverisë si me LSDM-në, ashtu edhe me VMRO DPMNE-në që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Ky rregull ka vazhduar deri në vitin 2017 kur qeveria u formua nga LSDM-ja edhe pse kishte humbur zgjedhjet tek elektorati maqedonas, arriti të përbëjë shumicën parlamentare me votat e partive shqiptare dhe të formojë Qeverinë duke larguar nga pushteti VMRO DPMNE-që drejtohej nga Nikolla Gruevski. Pas kësaj, VMRO DPMNE-ja disa herë ka bërë të ditur se rregulli “fituesi me fituesin” më nuk do të vlejë.

Prandaj, cili do kombinim që do të bëhet në qeverinë e ardhshme do të jetë normal dhe i pranueshëm për qytetarët. Pasi deri në këto zgjedhje janë provuar dy variantet fitues me fitues dhe fitues me humbës. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë
Next Article A duhet të ktheheni përsëri në punën e vjetër?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?