By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dubai raporton një “sëmundje misterioze” të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dubai raporton një “sëmundje misterioze” të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin
Bota

Dubai raporton një “sëmundje misterioze” të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

admin
Last updated: 26/04/2024 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Njerëzit në Dubai dhe në pjesën tjetër të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë raportuar se janë sëmurë nga uji i pijshëm pas përmbytjeve të rënda që goditën rajonin.

Vendi u godit nga “reshjet e një viti në vetëm 12 orë”, të cilat shkaktuan përmbytje të rënda të martën e kaluar.

Përmbytjet e paprecedentë shkaktuan kërdi në aeroportin e Dubait, qendra më e ngarkuar e aviacionit ndërkombëtar në botë.

Moti bëri që Emirates të anulonte fluturimet me 200,000 pasagjerë dhe vonoi shumë të tjerë.

Dhe Agjencia shtetërore e lajmeve WAM e quajti shiun “një ngjarje historike të motit” që tejkaloi “çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 1949”, shkruajnë mediat e huaja.

Por tani njerëzit në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shfaqur simptoma të lidhura me ujin e kontaminuar, tha të mërkurën ministria e shëndetësisë.

Deklarata, e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, nuk tha saktësisht se sa njerëz ishin prekur ose për çfarë saktësisht ishin trajtuar.

Ka pasur “një numër shumë të kufizuar rastesh që kanë shfaqur disa simptoma të prekjes nga uji i përzier” dhe ata kanë marrë trajtim spitalor, tha ministria.

Ndryshe, shi ra gjithashtu në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite. Megjithatë, reshjet ishin akute në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe.

You Might Also Like

Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë

Tajani: Të mbrojmë kufijtë tanë së bashku dhe të forcojmë Frontex-in

Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PAMJET/ Tedi Blushi tenton të futet me forcë në bashki, “kapërcen” mbi kokat e protestuesve, ndalohet nga policia
Next Article Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?