By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtyhet gjykimi kundër kryetarit të komunës së Strugës për furnizimin e automjetit luksoz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shtyhet gjykimi kundër kryetarit të komunës së Strugës për furnizimin e automjetit luksoz
Maqedoni

Shtyhet gjykimi kundër kryetarit të komunës së Strugës për furnizimin e automjetit luksoz

admin
Last updated: 26/04/2024 15:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 26 prill – Në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka filluar procesi gjyqësor kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për blerjen e makinës luksoze “Audi A6” në vlerë 67 mijë euro. Pas kërkesës së mbrojtjes për shqyrtim të plotë të dosjeve, gjykatësja Nadica Mitreska e shtyu seancën kryesore për 3 qershor të këtij viti. 

Në seancën e sotme nuk mori pjesë as i akuzari e as avokati i tij, Igor Petkoski. 

Dosjet e lëndës, siç ka sqaruar gjyqtari në një procesverbal digjital do t’i kalojnë avokatit të të akuzarit në një USB i cili ka 27 dosje në formatin PDF.

Avokati i Merkos, Igor Petkovski në bisedën telefonike për mediat theksoi se me propozimin e akuzës klientit të tij nuk i janë dorëzuar dëshmitë e cekura në listën e dëshmive nga Prokuroria që është detyrim ligjor dhe kushtetues kur dikush ndiqet penalisht. Ai sqaroi se për shkak vëllimit, materiali duhej t’i dorëzohej në USB, por për arsye teknike, Gjykata nuk mundi t’ua kalonte materialet para afatit për gjykim, në mënyrë që ata të shqyrtojnë provat dhe të përpilojnë listën e dëshmive për mbrojtjen. 

“Për këto arsye ne kërkuam shtyrje, sepse nuk kishim dëshmi, ndërsa në të njëjtën kohë, gjykatësi që më 18 prill është njoftuar se më parë kam qenë i ftuar në gjyqin e Manastirit si mbrojtës i një klienti tjetër për një çështje më të vjetër se ky. Qëllimi ynë nuk është të vonojmë procesin, por qëllimi ynë është kur shikojmë dëshmitë në akuzë të kundërshtojmë dëshmitë e mbrojtjes me te cilat do t’i kontestojmë ato dëshmi dhe të vërtetojmë tezën se nuk ka përgjegjësi nga ana e kryetarit të komunës pas kësaj pune”, tha ai. 

Prokurori Publik në Prokurorinë Themelore Publike Strugë, Nikolla Joleski sqaroi se bëhet fjalë për propozim aktakuzë dorëzuar nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore në Shkup. Për arsye procedurale, sqaroi, akuza ka kaluar në kompetencë të Gjykatës Themelore në Strugë.

“Aktakuza është keqpërdorim i pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1. Ne do ta vërtetojmë teorinë tonë të rastit, mbrojta të tyren, kështu që në fund është Gjykata ajo që do të vendosë se çfarë ka ndodhur realisht. Ne besojmë se ka vepër penale, do ta mbështesim aktakuzën e paraqitur nga PTHP NKOK Shkup”, deklaroi Joleski. 

Me ndryshimet e fundit në Kodin penal për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare – neni 353, parashikohet dënim me burg nga një deri në katër vjet. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një maji dhe dita e dytë e Pashkëve ditë jopune për të gjithë qytetarët, ndërsa e Premtja e madhe për qytetarët e besimit ortodoks
Next Article Mariçiq-Gerasimov: Qëllimi i përbashkët për hyrje në BE është arsye plotësuese për përforcim të aleancë mes Shkupit dhe Kishinjevit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?