By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata
Maqedoni

Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata

admin
Last updated: 30/04/2024 14:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30prill – Shqiptarët, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës do të përfitojnë lehtësira në taksa dhe përkrahje në hapjen e bizneseve në vendlindje.

Kështu parasheh plani I koalicionit VLEN, të cilin Afrim Gashi, kryetar i “Alternativës” ia ka shpalosur edhe sipërmarrësit e aktivistit nga Dibra, Ibrahim Kolari, i cili është kthyer nga Amerika dhe ka investuar në vendlindje.

Gashi me këtë rast ka treguar se ai, dhe koalicioni VLEN e kanë një program të veçantë për mërgimtarët dhe njerëzit që investojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Subvencionim të taksave dhe tatimeve. Për tre vitet e para të të gjithë atyre që kanë jetuar pesë vite ose më shumë jashtë vendit dhe kthehen të tRinvestojnë një shumë 50.000 euro apo më të lartë në hapjen e një biznesi të ri në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Gashi, duke treguar po ashtu se do të ketë edhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin.

“Përgjysmimin e tatimit mbi fitimin. Bizneset e filluara nga mërgimtarët do të marrin rimbursim të përqindjes së taksës në bazë të sektorëve ku investojnë (me prioritet teknologjitë e reja, përpunimin e ushqimit dhe bujqësinë moderne) por edhe në bazë të punësimeve që krijojnë (me prioritet punësimin e të rinjve dhe grave)”.

Kurse, një nga pikat më interesant që ka përmendur Gashi, është krijimi i Ministrisë së Diasporës që do të drejtohet prej kuadrove nga mërgata.

“Krijimin e një strukture “Promotorë të MV”, përmes të cilës mërgimtarët veprojnë si ambasadorë ekonomikë dhe tërheqës investimesh. Personalitete të veçanta nga jeta publike dhe sipërmarrësve të mërgatës do të emërohen në pozitën e Konsullit të Nderit në vendet përkatëse, për të ndikuar kështu në përmirësimin e imazhit të vendit dhe komunikimit gjithëpërfshirës të mërgatës sonë me shtetet përkatëse”.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Analizë: Maqedonia do të ketë qeveri proevropiane edhe me BDI-në edhe pa BDI-në
Next Article Rënie e qarkullimit në tregtinë me pakicë të karburanteve për automobila

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?