By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Qytetar Nderi” në kohë fushate është më shumë se mbështetje!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > “Qytetar Nderi” në kohë fushate është më shumë se mbështetje!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Qytetar Nderi” në kohë fushate është më shumë se mbështetje!

admin
Last updated: 02/05/2024 19:00
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 maj – Në Maqedoninë e Veriut edhe pak ditë kanë mbetur deri në provimin final të asaj se kujt i besojnë dhe e kë e duan qytetarët për prijës të vendit. Gjatë fushatës presidenciale por edhe pas saj temë kryesore në studiot televizive ka qenë përkrahja e Albin Kurtit për koalicionin opozitar shqiptar VLEN, që këtë përkrahje shpesh herë e cilësonin si përfshirje dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër. Por, këto zëra këmbues heshtën dhe u zhdukën sot kishin një ditë heshtje në nderim të qytetarit të nderit. Përderisa Kurti përkrahte opozitën gjatë fushatës në natën e zgjedhjeve Artan Grubi i kumtonte rezultatin Edi Rames nga sheshi Skënderbeu. Kur thuhej se përkrahja ekzistonte edhe nga Shqipëria për Frontin Evropian nuk pranohej asesi derisa në fund të fushatës edhe u argumentua katër ditë para mbylljes së fushatës Ali Ahmeti dekorohet me çmimin qytetar nderi i Tiranës, shkruan Zhurnal.

Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës –

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ish presidentët Moisiu dhe Topi si dhe shumë personalitete tjera. Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Do doja të ju falenderoj nga zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit po edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit.

Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajn që si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Unë do të doja të ju falenderoj por një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falenderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët kur bëhen.

“Sot edhe ju Skenderbeun e keni në Tiranë po edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Edhe ju me krenari është Flamuri kombëtarë, po edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptar, 5 mijë euro është gjoba nëse nuk e kemi. Kemi tre universitete” tha mes tjerash Ahmeti nga Tirana.

Ndarja e këtij çmimi është bërë pikërisht më 2 maj ditë tjetër historike shpallja e zonës së lirë në Komunën  e Likovës, që për vite me radhë organizohen edhe festa ceremoniale për të shënuar dëshmorët e kombit të kësaj zone të rënë në këtë tokë për liri, drejtësi dhe barazi.

Ndarja e këtij çmimi në fushatë shihet edhe si mbështetje e Edi Rames për Frontin Evropian –

Nuk do mend që asgjë rastësisht nuk ndodhë në politikë, pra gjithçka që ndodhë është nën ndonjë “regji” dhe e mirë koordinuar. Sikurse nga Shqipëria ngjashëm edhe nga Kosova në fundin e vitit 2023 kishte një fluks nxitues se kush i pari do ta shpallë personalitet të vitit Ali Ahmetin, liderin e BDI-së tashmë prijësin e Frontit Evropian.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por, më vonë pak para fushate në skenë u paraqit përkrahja e VV-së së Albin Kurtit për opozitën shqiptare, u bë aq bujë e madhe saqë u harruan edhe ato mediume e institucione publike të dyja shteteve që kishin shpallur personalitet të vitit Ahmetin.

Pra, gjithkund e nga gjithkush dëgjoheshin mendime se VV dhe Albin Kurti po bëjnë gabim që po ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër. Kishte edhe banalitet të atilla që koalicioni opozitar VLEN krahasohej me listën srpska të Vuçiqit në Kosovë. Duke harruar që pretendimet e Kurtit nuk janë për okupim e as sundim të tokës në Maqedoninë e Veriut. Duke harruar që lista srpska ka bërë akte terroriste siç ishte sulmi i 24 shtatorit në Banjë të Veriut.

E të tilla akuza pafund e pa numër, që në të vërtetë kishte përkrahje e mbështetje por asgjë jo legjitime. Nga ana tjetër kur thuhej, që përkrahje të tillë ka pasur edhe për BDI që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar në fushatë, e raste të shumta të tjera që pa arsye të shëndoshë nuk shiheshin si mbështetje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Deri sot, kur Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës. Ky veprim i Tiranës zyrtare në krye me Erion Velija sëbashku me Edi Ramën nuk është gjë tjetër pos përkrahje e drejtpërdrejt për mikun e tyre Ali Ahmetin pikërisht në këtë periudhë fushate zgjedhore. Që nuk ka asgjë të keqe as në këtë rast. Pra, secila përkrahje është legjitime e pranueshme dhe e natyrshme.

Ajo që është e papranueshme është njollosja e pa nevojshme akuzat, shpifjet dhe spekulimet se ndokush ka kukulla ka vegla e të tilla gjëra. Do të thotë nga ky veprim i Shqipërisë u kuptua qartazi që edhe Ali Ahmeti gëzon përkrahje dhe mbështetje nga Shqipëria zyrtare sikurse koalicioni VLEN nga Kosova zyrtare.

Nuk është që këto dy blloqe shqiptare kanë ndarë edhe shtetet se cilat po i përkrahin sepse më lartë është përmendur që dhe Ahmeti është dekuruar nga Kosova e është shpalluar personazh i vitit nga mediumet, e nga ana tjetër edhe Taravari kishte takime konsultative me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që i bie nuk ka asgjë të keqe nëse ka edhe përkrahje publike e zyrtare për dyja blloqet shqiptare që po garojnë në Maqedoninë e Veriut. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Romët për demokraci” kërkojnë siguri në vendvotime / Marsh protestues prej te KShZ-ja deri te MPB-ja
Next Article Java e filmit italian në Maqedoninë e Veriut do të jetë prej 13 deri 18 maj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?