By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca uron Ditën e Evropës: 9 maji është i veçantë, për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konjufca uron Ditën e Evropës: 9 maji është i veçantë, për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës
Maqedoni

Konjufca uron Ditën e Evropës: 9 maji është i veçantë, për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës

admin
Last updated: 09/05/2024 08:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo.

“Duke shprehur mirënjohje për organizimin e një pritjeje të tillë dhe duke theksuar se është viti i 16-të që Kosova shënon dhe feston Ditën e Evropës, kryetari Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo”, thuhet në njoftim.

I pari i Kuvendi gjatë tha se këtë vit 9 maji është i veçantë pikërisht, për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës, si rezultat i fillimit të zbatimit të vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Schengen, pas një procesi të stërzgjatur padrejtësisht.

Po ashtu, kryeparlamentari potencoi se Kosova ka shënuar një hap tjetër të suksesshëm në rrugëtimin e saj evropian, me rastin kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka thënë po anëtarësimit të shtetit tonë, duke përmbyllur kështu me sukses fazën e parë të anëtarësimit në këtë organizatë.

‘’Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbledhjen e Këshillit Ministror, ne besojmë që Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë, të jetë anëtarja më e re me të drejta të plota në Këshillin e Evropës’’, tha ndër të tjera Konjufca.

Konjufca potencoi se për Kosovën dhe gjithë rajonin anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i rëndësisë së veçantë, duke shtuar se përfitimet nga anëtarësimi janë të dyanshme.

‘’Më shumë paqe, siguri dhe prosperitet zhvillimor për Kosovën dhe rajonin do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt’’, tha më tej Konjufca.

Ndryshe, Konjufca u ka uruar të gjithëve 9 majin, Ditën e Evropës, ku uroi një Evropë sa më të bashkuar me Kosovën pjesë integrale të saj.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komunikacioni po zhvillohet rrjedhshëm, nëpër rrugë të lagështa
Next Article Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?