By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës e thellon bashkëpunimin me Universitetin e Shkencave Jetësore nga Poznani i Polonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës e thellon bashkëpunimin me Universitetin e Shkencave Jetësore nga Poznani i Polonisë
Maqedoni

Universiteti i Tetovës e thellon bashkëpunimin me Universitetin e Shkencave Jetësore nga Poznani i Polonisë

admin
Last updated: 10/05/2024 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 10 maj – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e vijon bashkëpunimin e suksesshëm me Katedrën e Ushqimeve Funksionale të Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Nutricionit, nga Universiteti i Shkencave Jetësore nga Poznani i Polonisë. Në kuadër të bashkëpunimit, Prof. Dr. Monika Przeor para studentëve të UT-së mbajti një ligjëratë, me temë: “Hulumtimi i përbërësve bioaktivë dhe ushqimet funksionale: Gjendja, zbatimet e industrisë dhe perspektivat”. Gjatë ligjëratës ajo prezantoi edhe eksperiencat dhe mundësitë e bashkëpunimit në projektin “Ushqimet e reja me veti bioaktive dhe promovuese të shëndetit” të financuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë projekt hulumtohen 56 bimë me studime in vitro dhe studime klinike rreth vetive antidiabetike, antiinflamatore, kundër hipertensionit dhe kundër obezitetit duke përfshirë gjashtë universitete dhe institute nga Polonia. Eksperimentet në kuadër të projektit kanë për qëllim: vlerësimin cilësor dhe sasior të dietës, vlerësimin e ndryshimeve të parametrave antropometrikë, analizat biokimke, monitorimin e performancave fizike, kapacitetet specifike të ushtrimeve, analizat e gjenotipit dhe shprehjes së gjeneve si dhe studimet ushqyese në modelet e kafshëve.

Pas përfundimit të ligjëratës, Prof. Dr. Monika Przeor realizoi një takim me prodekanët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Erhan Sulejmani dhe Prof. Dr. Gafur Xhabiri. Ata u pajtuan që bashkërisht të angazhohen për shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik, ku prioritet iu dha harmonizimit të programeve studimore, si dhe zhvillimit të projekteve kërkimore-shkencore.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e “Eurovision 2024”
Next Article Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?