By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklarimet e Baton Haxhiut në Hagë, e zbuluan si spiun i UDB-së me pseudonimin “Bojnik” (Major)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deklarimet e Baton Haxhiut në Hagë, e zbuluan si spiun i UDB-së me pseudonimin “Bojnik” (Major)
Maqedoni

Deklarimet e Baton Haxhiut në Hagë, e zbuluan si spiun i UDB-së me pseudonimin “Bojnik” (Major)

admin
Last updated: 10/05/2024 16:18
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Kosovë, 10 maj – Nuk është sajesë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, se Baton Haxhiun e urrejnë në Kosovë dhe e kanë përzënë; por e kanë deklaruar, vërtetuar dhe denoncuar publikisht shqiptarët e Kosovës që ia dinë mirë historitë anti-shqiptare të tij e familjes së tij, deri në katër brezat para Batonit.

Ata e kanë damkosur si spiun rezident të UDB-së brenda shoqërisë, intelektualëve, mediave e politikës në Kosovë; madje banorët e fshatit Poklek dhe të Drenasit në Drenicë, e kanë përzënë familjen e Fazli Haxhiut (babai Batonit).

Sa herë që Baton Haxhiut, i kujtohet shërbimi si spiun i UDB-së kundër sovranitetit dhe interesave territoriale etnike të Kosovës, ai reagon, duke thënë se ka luftuar dhe ka rrezikuar jetën për shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës nga regjimi i Milosheviçit.

Por e vërteta e aktivitetit të Baton Haxhiut si spiun i rëndësishëm e produktiv i UDB-së, del qartë nga dëshmia e tij në gjyqin e Sllobodan Milosheviçit ne Hagë, ku Miloshevici i tha: – “Ti Baton, ke qenë dhe je bashkëpunëtor i shërbimeve tona sekrete. A dëshiron të ta dëshmoj? Ndërsa Batoni qepi gojën e uli kokën.

Pyetje nga gjyqtari i Hagës: – Zoti Haxhiu! Keni qenë në një takim konfidencial në banesën e zotit Mahmut Bakalli në Prishtinë. Kur u bë ky takim?

Përgjigjet Baton Haxhiu: – Ky takim u zhvillua më 13, ose 14 nëntor 1997. Unë kisha të shkruara detajet e atij në një bllok shënimesh, por nuk e kam më.

Pyetje: – Si filloi kjo mbledhje?

Baton Haxhiu:  – Kur më arrestuan më 2 tetor, më morën në pyetje për 16 orë e gjysmë. Dhe meqë ishte situatë lufte, thashë se gjëja më e mirë do të ishte të ndalej konflikti dhe të takoheshin shqiptarët dhe serbët, me qëllim që të bisedonin si do zgjidhej ajo situatë krize.

Pyetje: – Zoti Haxhiu, Ju thatë se ishit arrestuar më 2 tetor. Në cilin vit?

Baton Haxhiu: – Po, isha i arrestuar më 2 tetor 1997.

Pyetje: – Zoti Haxhiu, Ju përmendët një të quajtur Zoran Stijoviç. A mund të shpjegoni, se kush është Zoran Stijoviç dhe çfarë qëndrimi mbajti në nëntor 1997, kur ju telefonoi juve?

Baton Haxhiu: – Zoran Stijoviç, ka qenë kryetar i “Lidhjes Rinore Socialiste të Prishtinës”. Ishte shtetas serb dhe ishte në marrëdhënie të mira me shqiptarët në rrethana normale.

Por nuk e dija, që Zoran Stijoviç, ishte zyrtar i rangut të lartë të UDB-së të Shtetit Serb, deri në momentin kur mora telefonatën e tij. (Shënim i “Pamfleti”-t: Në atë kohë, Zoran Stijoviç ishte Drejtor i Analitik i Operacioneve të UDB-së në Kosovë).

Pyetje: – Zoti Haxhiu, a mund t’i shpjegoni Gjykatës se çfarë do të thoni me deklaratën se Zoran Stijoviç që ju telefonoi dhe u takuat, ishte një zyrtar i rangut të lartë të Shtetit Serb dhe shërbimit të tij”? Kujt i referoheni me termin “Shërbim?

Baton Haxhiu: – Në takimin që bëmë në zyrën e Mahmut Bakallit, kuptova se ai person ishte një zyrtar i rangut të lartë në shërbimin sekret të Serbisë, sepse ishte në shoqërinë e dy personave kryesorë, zyrtarëve të shërbimit (UDB), një me mbiemrin Haxhiç dhe zotin Gajiç, të cilin e dija që punonte atje (në UDB) prej 20 vitesh, por nuk e dija se ky ishte emri i tij i vërtetë.

Pyetje: – Zoti Haxhiu! ku punonte zoti Gajiç në muajin nëntor 1997?

Baton Haxhiu: – Gajiç ishte Përgjegjës për Çështjet e Sigurisë, ose siç e quajmë në fjalorin e përditshëm, Shef i Shërbimit Sekret për Kosovën dhe ishte në Kosovë për një kohë të gjatë.

Pyetje: – Zoti Haxhiu! Ju përmendët një zyrtar tjetër që ishte bashkë me zotin Gajiç. A mund të na thoni emrin e këtij personi dhe ta shqiptoni me zë të lartë?

Përgjigje: – Nuk e di emrin e tij, por ai u prezantua si zoti Haxhiç dhe si ndihmës i zotit Jovica Stankoviç. Gjatë takimit, ai tha se së shpejti do të zëvendësojë zotin Gajiç dhe do të vijë me detyrë në Kosovë. Kjo ishte ajo që ai deklaroi në atë takim.

TRE FAKTE/ Pas takimit të fshehtë, me zotin Gajiç, Shefin e Shërbimit Sekret Serb të UDB për Kosovën, Baton Haxhiu i besoi marrjen në mbrojtje të familjes së tij, duke e fshehur në një rezidencë sekrete të UDB në Prizren.

Ndërsa vetë Batonin, në atë kohë 32 vjeç, UDB-ja e fshehu në një rezidencë sekrete në Maqedoni; dhe nëpërmjet propagandës së UDB-së që bënte sikur gjoja po e kërkonte për ta vrarë, sajoji e shpalli në media, vdekjen dhe zhdukjen e tij fizike.

Saktësojmë, se Zoran Stijoviç, Drejtor Operacioneve të UDB në Kosovë, ka qenë mik i ngushtë dhe koleg me Baton Haxhiun, në gazetën studentore serbe “Novi Svet”.Pamfleti

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mehazi: BDI-ja zemërgjerë ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera
Next Article Bejxhan Iljas: Mbetem pjesë e Frontit, me VMRO-në jemi ndarë që në 2016

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?