By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Troshanovski: Qeveria e re në fokus duhet të ketë departizimin e administratës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Troshanovski: Qeveria e re në fokus duhet të ketë departizimin e administratës
Maqedoni

Troshanovski: Qeveria e re në fokus duhet të ketë departizimin e administratës

admin
Last updated: 20/05/2024 20:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 maj – Nuk është me rëndësi se si do të quhen ministritë, nëse nuk ka reforma reale. Qeveria e re duhet të fokusohet në departizimin e administratës, digjitalizim dhe meritokraci. Kështu vlerëson Marko Troshanovski, kryetari Institutit për Demokraci IDSCS, duke komentuar paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së, për riorganizim dhe formimin e ministrive të reja, me qëllim të rritjes së efikasitetit të institucioneve për zbatimin projekteve të qeverisë së ardhshme.

VMRO-DPMNE synon që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, të miratojë ndryshimet e Ligjit për Organizim dhe Punë të Organeve të Administratës Shtetërore, për të cilin nevojitet shumica prej dy të tretave. Me ndryshimet e këtij ligji do të mundësohej riorganizimi dhe themelimi i ministrive të reja.

“Mendoj se puna e fundit që do ta ndryshonte efikasitetin e administratës publike është ndryshimi i emrave të institucioneve ose disa kompetencave të vogla të tyre për të cilat flitet në periudhën e kaluar. Është kyçe që të kemi administratë publike efikase, kjo do të thotë që ajo të jetë e departizuar, pra që partitë të mos kenë ndikim të vendosin kuadro jokompetentë”, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci IDSCS.
Sipas paralajmërimeve të kreut të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, sektori për Energjetikë i cili ka funksionuar deri më tani në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, do të jetë ministri e re me emrin Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Mineraleve.

Prej sektorit të Ekonomisë do të largohen edhe kompetenca për turizmin, e cila do t’i kalohet Ministrisë së Kulturës.
Në ministri do të transformohet edhe Agjencia për Rini dhe Sport, e cila do ta mbaj emrin Ministria e Sportit.

Punëtorët më nuk do të jenë përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, pasi që të njëjtit, do t’i kalojnë nën kompetencë Ministrisë së Ekonomisë. Në vend, punëtorëve, Ministrisë së Sociales, do t’i shtohet “demografia” dhe Rinia.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të përfshijë tregun e punës, tërheqjen e investimeve, ndërmarrësinë.

Ministrisë së Arsimit sipas ndryshimet të paralajmëruar do të kalojnë nën kompetencë edhe kopshtet apo arsimin parashkollor që aktualisht janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas paralajmërimeve, Ministria për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, do t’i hiqen kompetencat për “Sisteme Politike” dhe do të jetë përgjegjëse vetëm për Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sipas paralajmërimeve do të jetë përgjegjës vetëm për transformimin digjital.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Biden kundërshton kërkesën e prokurorit të GJNP-së për urdhër arresti ndaj Netanyahut
Next Article Një burrë është hedhur në Vardar nga ura në Qendër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?