By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues
Maqedoni

Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues

admin
Last updated: 22/05/2024 18:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – I dyshuari i dytë i përfshirë në rastin me gjykatësin Suprem akoma nuk ka dalë para gjykatësit hetues, shkruan Alsat.

Ixhet Memeti nuk dihet se kur do të deklarohet për versionin e tij të parë mbi dyshimet që i ngarkohen.

Prokuroria Publike ndaj tij ka kërkuar masa kujdesi-obligim me paraqitje, por gjykata për shkak se nuk e ka dëgjuar akoma Memetin, nuk ka sjell vendim.

Seanca ndaj tij mund të zhvillohet të enjten.

Masa ndaj Memetit nuk ka as nga institucioni ku ai ka pozitën e zëvendës kryetarit.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik Dushica Dimitrievska tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për hapat e mëtejmë ligjor dhe ndjekin zhvillimin e procesit gjyqësor.

Ajo tha se në rastin konkret bëhet fjalë për anëtar të zgjedhur nga Kuvendi.

Memeti përfundoi si i dyshuari i dytë në rastin për marrje të shpërblimit në dëm të ligjit bashkë me ish gjykatësin suprem, Naqe Georgiev.

Ky i fundit dyshohet për marrje të shpërblimit në dëm të ligjit nga djali i ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev për të cilin kishin garantuar lehtësim të dënimit nëse ky i fundit pranon marrëveshje me prokurorinë për veprën penale që i ngarkohet “trafikim me lëndë narkotike”.

Sipas elementeve dhe provave mbi të cilat bazohen dyshimet e Prokurorisë së krimit të organizuar, Georgiev dhe Memeti kanë kërkuar 10.000 euro shpërblim për ndikimin e tyre.

Në momentin kur është arrestuar Georgiev, Memeti nuk ka qenë prezent, por kallëzimi i krimit të organizuar thotë se ai ka zhvilluar biseda telefonike dhe video thirrje me Georgievin dhe djalin e Stojçevit për të garantuar në këtë mënyrë se autoriteti i tij do të hyjë në funksion për marrëveshjen me prokurorinë dhe shqiptimin e dënimit më të ulët se sa parashikonte gjykata.

Memeti njëherësh paraqet profilin më të lartë të një juristi në Maqedoni të Veriut.

Ai ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Biografia e tij juridike flet për përfaqësim në çdo instancë, ekzekutive, ligjvënës, por edhe si njeriu i parë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
1995 Sekretar i Qeverisë
2001 Ministër i Drejtësisë
2003 Gjykatës Kushtetues / rizgjidhet Ministër i Drejtësisë
2004 Avokat i Popullit
2012 Rizgjidhet Avokat i Popullit
2020 Anëtar/ zëvendëskryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitar Kovaçevski largohet nga pozita udhëheqëse në LSDM
Next Article Kjo është dalja e votuesve deri në ora 17:00 në njësitë ku rivotohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?